Çmimi i naftës bruto WTI (West Texas Intermediate) vijon të ulet në tregjet botërore. Ditën e premte ajo u kuotua nën nivelin e 58 dollarëve, ndërkohë që një ditë më parë ra nën 60 dollarë, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta që nga viti 2009. Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë me mbi 40 përqind që nga qershori i këtij viti, kur në bursë shitej me 115 dollarë për fuçi. Parashikimet janë që vitin e ardhshëm çmimi i naftës të jetë rreth 70 dollarë për fuçi, ndërsa disa analistë parashikojnë çmim edhe më të ulët se kaq.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)








