Nafta, drejt monitorimit të
Ministrisë së Financave

Nafta, drejt monitorimit të<br />Ministrisë së Financave
TIRANE- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi dje një takim me shoqëri që kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e hidrokarbureve, pjesa e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës.

Në fjalimin e tij drejtuar mediave, ministri Gjiknuri shpjegoi se qëllimi i këtij takimi ishte hartimi i një regulloreje, në bashkëpunim me shoqëritë që operojnë në sektorin e hidrokarbureve, për të rritur efikasitetin e kërkimit shkencor dhe për të bërë të mundur normimin më të mirë të shpenzimeve financire, që t’i jepet fund praktikave korruptive dhe abuzive.

Sipas ministrit të Energjisë, kjo rregullore do të hartohet duke pasur parasysh rritjen e prodhimtarisë në sektorin e hidrokarbureve, si edhe për të pasur ekuilibrin e duhur midis interesit publik dhe privat.

Takimi i punës u zhvillua me dyer të mbyllura.Por ajo që vlen të theksohet është edhe përfshirja e Ministrisë së Financave në monitorimin e aktivitetit në fushën e hidrokarbureve, që parashikohet në draftin e rregullores që u debatua. Drafti i rregullores së re që po përgatitet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe që më pas do të kalojë në Këshillin e Ministrave, e zgjeron dhe forcon hapësirën e monitorimit  duke shtuar specialistë që përfshijnë Ministrinë e Energjisë dhe Ministrinë e Financave.
 
Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi