TIRANE — Tre konsorciume ndërkombëtare i janë përgjigjur ofertës së bërë nga qeveria e Malit të Zi, për të eksploruar naftë e gaz në një hapësirë të saj detare 3.192 km katrore në Adriatik.

Ndër to përfshihet grupi i formuar nga gjigandi italian ENI e rusët e Novatek; kompania britanike Mediterranean Oil & Gas sëbashku me Energean Oil & Gas të Greqisë, si dhe kompania amerikane Marathon Oil Corporation në bashkëpunim me austriakët e firmës së njohur OMV.

Përzgjedhjen duhet ta miratojë parlamenti këtë vjeshtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)