Krahasuar me një vit më parë, çmimi i karburanteve me pakicë është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën. Sipas revistës "The Economist", rritja e çmimit varjon nga 3 për qind në Zvicër, në 18 për qind në Itali.
TIRANE - Krahasuar me një vit më parë, çmimi i karburanteve me pakicë është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën. Sipas revistës "The Economist", rritja e çmimit varjon nga 3 për qind në Zvicër, në 18 për qind në Itali. Në Francë, madje, çmimet e karburanteve për qytetarët janë ulur. Diferencat e forta në rritjen e çmimit shpjegohen me faktin se qeveri të ndryshme ndjekin politika të ndryshme fiskale, për t’u për përballur me krizat e naftës. Ndërkohë, në Shqipëri, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, çmimi i benzinës në tregun vendas është rritur nga 170 lekë në 198 lekë për litër. Rritja llogaritet kështu në 16.5 për qind, çka e vendos Shqipërinë në majën e listës së vendeve, me rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve. Më shumë se gjysma e kësaj rritjeje ka ardhur nga qeveria, e cila, në qershor të vitit 2011, vendosi mbi karburantet një taksë të re, fillimisht me 5 lekë për litër, por që në janar u rrit sërish në 7 lekë për litër, duke u transferuar e gjitha si rritje çmimi për qytetarët. Që nga viti 2005, çmimi i karburanteve në tregun vendas është rritur mbi 2 herë, nga 85-90 lekë për litër, në 185. Akciza në vitin 2005 ishte fikse, 27 lekë për litër. Nga ajo kohë, qeveria e ka rritur dy herë, duke e çuar në 37 lekë për litër. Pas akcizës, qeveria rriti taksën e karbonit nga 1 në 3 lekë për litër dhe së fundmi transferoi këtu edhe taksën e qarkullimit, me 7 lekë për litër. (gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.3%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7980
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?