Ngritja e Task-Forcës për të mos lejuar abuzimet në çmimin e naftës në vendin tonë, nxitur nga lufta në Lindjen e Mesme, i ka dhënë rezultatet e para.

Nga 210 lekë për litër që ishte çmimi i natës të mërkurën, sot luhatet nga 192 lekë e deri në 196 lekë për litër.

Megjithatë, në raport me situatën para nisjes së luftës, çmimi për një litër naftë është 25 lekë më shtrenjtë.

Nafta bruto në bursë ka pësuar përsëri rritje, nga 87 dollarë fuçia të mërkurën, sot ka kapërcyer mbi 100 dollarë për fuçi.

Shtrenjtimi i karburantit nëse lufta përshkallëzohet mund të pasohet nga një efekt zinxhir, duke rritur çmimet edhe për energjinë elektrike apo edhe të produkteve të shportës.