Nafta në Jon, Ylli Bufi: Berisha
e dinte për rezervat nën det

Nafta në Jon, Ylli Bufi: Berisha <br />e dinte për rezervat nën det
TIRANE- Ylli Bufi, ish-kryetar i Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Stabilitetit në vitin 1991 dhe ish-ministër i Ekonomisë në disa qeveri të drejtuara nga socialistët nga viti 1997, konfirmon ekzistencën e kërkimeve në detin Jon nga kompani amerikane, që para vitit 1990 për naftë e gaz.

Sipas tij, Greqia atë kohë nuk është përpjekur të kryejë kërkime apo shfrytëzim të naftës në det, ndërkohë që vazhdimisht është paraqitur si ndërmjetëse për të sjellë gazin rus, nëpërmjet gazsjellësve të kompanisë Gazprom që kalojnë në territorin e fqinjit tonë jugor, drejt Shqipërisë, ndërkohë që ka këshilluar që Tirana të mos ketë si objektiv lidhje me burime alternative gazi, si ato nga Italia apo Azia. Në një intervistë për Shqiptarja.com ai shpjegon se pse në vite është mbajtur në fshehtësi ekzistenca e hidrokarbureve në pjesën shqiptare të Jonit.

Zoti Bufi, ju keni mbajtur gjatë periudhës së demokracisë poste të rëndësishme në majën e administratës shtetërore shqiptare, si kryeministër dhe ministër i Ekonomisë. Gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve, jeni vënë në dijeni të kërkimeve për rezerva hidrokarburesh në rajonin e detit Jon, në kufi me Greqinë?

Po, kur kam marrë postin e kryeministrit në vitin 1991, në përputhje me marrëveshjet e gjithë partive parlamentare të vendit, në krye të një qeverie të Stabilitetit, mund të pohoj se kemi gjetur në punë e sipër specialistët e kompanisë Hamilton, pikërisht në rajonin që përmendët. Ata po kryenin kërkime në përputhje me një platformë kërkimesh, të cilën e gjetëm të gatshme, të hartuar nga qeveritë e mëparshme, të kohës para demokracisë.
top sekret me harte
(ne foto dokumenti i publikuar dje ne gazeten Shqiptarja.com, ku tregohet për sasinë e 160 milionë ton nafte)

 Intervista e plote vijon ne gazeten (print) Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?