Rritja e çmimit të naftës po paralizon punën në bujqësi, në kulmin e sezonit të të mbjelljeve. Në Sheqeras të Maliqit, traktorët kanë mbetur të parkuar, pasi kostot nuk mbulohen më nga të ardhurat.
Përballë çmimit të lartë të naftës, një pjesë e fermereve kanë ndalur punën në fushë, ndërsa të tjerë i janë rikthyer metodave tradicionale, duke punuar tokën me kafshë.
Fermerët në Fushë-Krujë tregojnë se vetëm plugimi për një hektar tokë kushton rreth 20 mijë lekë, ndërsa proceset e tjera kanë ndjekur të njëjtën rritje. Në këto kushte, prodhimi nuk justifikon shpenzimet.
Kostot janë rritur në zinxhir. Përveç karburantit, inputet bujqësore janë shtrenjtuar me 30 deri në 40 për qind.
Tokat përmbyten disa herë në vit për shkak të kanaleve të papastruara, duke shtuar problematikat.
Mungesa e likuiditetit po i detyron fermerët të futen ne borxhe, ndërsa disa kanë nisur të shesin mjetet bujqësore për të përballuar koston. Skema e subvencioneve konsiderohet e pamjaftueshme. Sasia e naftës pa akcizë, sipas tyre, nuk mbulon as një proces të vetëm pune.
Fermerët kërkojnë masa lehtesuese nga shteti, si per naften ashtu dhe per plehrat kimike.
Komente











Objektivi është shpopullimi, i qartë dhe pa gabime.
Përgjigju