POGRADEC- Ka shkuar në 9 numri i personave të arrestuar pasi kontrabandonin naftë nga Maqedonia të cilën më pas e tregtonin në mënyrë të jashtëligjshme në Pogradec.
Së fundmi në pranga ka rënë dhe Ilir Kosturi, 54 vjeç, banues në qytetin e Pogradecit.
54- vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia teksa ishte duke shitur 520 litra naftë.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e sasisë së naftës së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celulari.
Naftë kontrabandë nga Maqedonia përmes Qafë Thanës, 8 në pranga
Ndërkohë më herët janë arrestuar 8 persona të tjerë pasi duke i shtuar depozitës së naftës një depozitë tjetër, këta persona merrnin një sasi të madhe nafte nga Maqedonia dhe më pas shitej në tregun vendas në mënyrë joligjore.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO