Naftëtarët në protestë, tensione me policinë dhe FNSh, kreu i sindikatës: Nuk duam që Ballshi të kthehet në Beirut! I bie të fikët 2 prej protestuesve (VIDEO)

FIER - Kjo e hënë (14 shtator) ka nisur sërish me protesta nga naftëtarët e rafinerisë së Ballshit.

Ata janë mbledhur përpara uzinës ku kërkojnë hyrjen brenda saj, por janë përballur me "murin" e policisë.

Ka pasur dhe tensione e përplasje mes tyre. Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës. Ata prisnin që ditën e sotme të vinin përfaqësues nga kompania.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka dalë në një deklaratë përpara naftëtarëve dhe me një mesazh drejtuar administratorëve të uzinës në mbrojtje të saj dhe jeës së komunitetit.

Ai thotë që protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

"I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon" - thotë njëri prej protestuesve.

Për të vendosur nën kontroll situatën kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.  Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano bën me dije se ata kanë përdorur spraj për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë pas disa orësh tension, dy persona janë dërguar me makina të rastit në spital pasi u ka rënë të fikët, ndërkohë që autoambulancat nuk janë aty.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Tension mes naftëtarëve dhe policisë, 2 protestuesve u bie të fikët, dërgohen në spital (VIDEO)

Nga përplasjet me policinë dhe FNSh-në, dy persona janë detyruar të dërgohen në spital pasi i kanë humbur ndjenjat.

Aty nuk janë prezente autoambulancat ndaj janë detyruar të dërgohen me anë të makinave të rastit.

Ora 10:50
Protesta e naftëtarëve të Ballshit, mbërrin FNSh, spraj për të shpërndarë turmën (VIDEO)

Situata pranë rafinerisë së Ballshit është bërë më serioze teksa kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano bën me dije se është përdorur spraj për të shpërndarë turmën.

Pas disa çastesh përplasje me FNSh-në, naftëtarët janë tërhequr pas dhe vijojnë bisedimet me policinë.

Ora 10:41
Protesta në Ballsh, kreu i sindikatës së naftëtarëve: Nuk kemi punë me policinë, ata nuk duhet të ishin këtu, duam të rinisim punë (VIDEO)

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.

"Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit" - thotë një prej protestuesve.

Një tjetër protestues i bën thirrje kryeministrit të vendit që t'i ndihmojë ata.

"I nderuar kryeministër vër dorë mbi ne se kemi mbi 10 muaj pa punë. Ti ke dhënë 3.2 miliardë koncesione dhe PPP nga taksapaguesit shqiptarë, sikur 1 përqind të kishe hedhur tek kjo uzinë, sot kjo do të ishte në punë" - është thirrja e një protestuesi tjetër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 14/09/2020 14:58

    Merreni ndermarrjen ju naftetare ne dore ,,eshte prona juaj,,,,qendroni te bashkuar,,vet-menaxhojeni ju kompanine,,,mos u percani,,,merreni vete firmen,,ndryshe nuk keni per te marre asnje lek...

    Përgjigju
  • idi: 14/09/2020 11:54

    O SPAKKKKKKKKKK kiu je o SPAKKKKKKKKK apo vetem per ata me 1 cigares hashash? Po keta qe jane pabuk, kush e merr uzinen e Ballshit, kush abuzon me te, kush nuk paguan tatime? Si klientet e PD, PS LSI merini futini brenda, mjer ta njerez e kane fenoile ne gjak, kne manget edhe keta policet sot me gaz lotsjelles, YTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT TURPPP Muter jeni te tere, Sali Ram, ILir lesh e presh, YT fare e keqe!!! Kur aasnje nuk vete ne burg ne kete vend, mos prit te kete shtet!

    Përgjigju
    • Beso i Taiwanit: 14/09/2020 12:49

      Asnje lek nuk ju jap. Punoni si skllever pa pagese o pisa. Une vjedh, mashtroj edhe sherbimin informativ me tollona fiktive karburanti, pasurine e shqiptareve ma ka lene nena me babain. Vellai im arrestohet ne flagrance per trafik droge dhe jo vetem nuk denohet por as mua dhe as familhareve te mi nuk ju vjen formular nga OFL. Nipi tim ju gjet makina Audi me gjakun e viktimes se vrare ne Vlore dhe as nje muaj burg nuk beri. Cfare kerkoni juve tani? Asnje lek nuk ju jap, SPAK dhe, BKH merren me hajdute pulash se kendej nga ne nuk ka by###e

  • UKU MOMLIT: 14/09/2020 11:45

    Hajdutet dhe vrasesit e KLANSEKTIT PS,PD,LSI bejne prova per te mbajtur pushtetin me cdo kusht dhe varferuar e vrare pa meshire popullin. Bravo pushteti rilindjes kjo eshte qetesia,dashuria dhe impenjimi juaj per te fituar zgjedhjet qe po vine dhe mbajtur pasurine e vjedhur......

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/09/2020 11:37

    Ari i nëntokës shqiptare abuzohet nga vet shteti shqipëtarë...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)