Naftëtarët pranojnë ofertën e qeverisë! Dautaj: Paga deri në rifillim të punës, për të prapambeturat beteja në Strasburg! Rama: Brenda 48 orësh takohemi të kalojmë në veprim

Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në Rafinerinë e Naftës.

Lajmin e ka dhënë sot kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj i cili tha se dje kryeministri Edi Rama u premtoi një pagë ndërmjetëse midis minimales dhe asaj që marrin në rafineri (pa dhënë një shifër konkrete) por duke mos marrë përsipër pagat e prapambetura që nuk u janë dhënë nga kompania private "Armo".

Në një prononcim për Report Tv Dautaj  teksa e ka quajtur zgjidhjen jo të kënaqshme pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura, shtoi se Rama u ka propozuar pagën mujore, ndërkohë nga ana tjetër u ka premtuar rifillim të punës pasi aktualisht është në bisedime me një kompani të re. Nga kjo marrëveshja përfitojnë rreth 720 naftëtarë.

Duke qenë se pagat e prapambetura qeveria ia ka deleguar kompanisë Armo, Dautaj ka theksuar se ata nuk do ta ndalin betejën ligjore me të, duke e çuar çështjen deri në Strasburg. Gjithsej janë 13 paga të fituara me gjyq me kompaninë "Armo", të cilat nuk i kanë marrë.

"Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë , duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pizitive për pagën. Për problement tona për pagat e prapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore. Duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vahzdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg.

Rama premtoi një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrin në rafineri, duke parë anën e dobët e ekonomike sepse prej 11 muajsh  ne nuk marrim  asnjë pagë dhe as asistencë e pranuam. Ndoshta dhe mund të ketë kundër, por pjesa më e madhe janë për pranim. sot do ti dërgojmë një mesazh që të ulen palët një orë më parë. Ne ta pranojmë këtë një orë më parë sepse do të derdhim të gjithë detyrimet që kemi.

Me operatorët e rinj kemi qenë mosbesues. Para 4 muajsh janë bërë kontrata dhe në fund kompania ëshytë bllokuar. Rama le të dali garant per kompaninë që do afrojë për arsye se pas 6 muajsh ne do dalim përsëri në grevë", tha Dautaj.

Dje pas daljes nga greva të naftëtareve Rama shkoi në Ballsh dhe në një takim mes tij dhe 8 përfaqësuesve të naftëtarëve ku janë parashtruar ofertat e qeverisë për punonjësit, të cilat u pranuan sot.

Foto nga takimi Rama - naftëtaret

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Dautaj zbardh propozimin e Ramës: Na premtoi paga deri në rifillim të punës në Rafineri! Përfitojnë 720 naftëtarë

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka zbuluar propozimin e kryeministrit Edi Rama, duke thënw se ai u ka propozuar një pagë, deri në rifillimin e punës në Rafineri, por shifra e saj ende nuk është bërë konkrete.

Ndërkaq ai shton se Rama u ka premuar se po vijon kontaktet me një kompani të re për rifillimin e  punës në rafineri. Nga marrëveshja përfitojnë rreth 720 naftëtarë.

"Do të vazhdojmë betëjn, një pjesë e instancave deklaronin se këto aksione i ishin shitur kompanisë. Nuk është marrë përsipër nga qeveria që ti jepet një zgjidhje këtij problemi. E kemi pasur si pikë të panegociueshme, por theksoj unë i detyruar të pyes të gjithë kolegët sepse vendimarrja është e tyre, pranuan për arsye financiare.

Janë 13 paga të fituara me gjyq mbi kompaninë armo. Sështë marrë përsipër nga Rama që këto detyrime të shlyheshin nga shteti. E vetmja ndihmë që mund të na jepte qeveria është ta detyronte palën që të na jepte pagat. kjombeëte si një detyrin dhe lojë, si një fushë futbolli  që hidhet topi sa në një anë në një tjetër.

Oferta: Një nga diskutimet ka qenë edhe marrja e një asistence duke ditur që ne jemi flakur në rrugë që nga 1 janari. Në moment që shkëputen raportet mes kompanisë dhe naftëtarëve ne u flakëm në rrugë. Kjo ka koeçiduar me periudhën që ne kemi qenë në protestë dhe në grevë. Ne jemi mbjtur me shpresë që rafineria do fillojë nga kompania. Kur ramë në pandemi kuptuan që kompania nuk ishte serioze.

Ne kërkuam Asistenca nga janari dhe deri më sot. Është ofruar kjo si mundësi nga Rama. Dhe paga mujore, deri në rifillim të punës. Sështë bërë konkrete shifra se sa do jetë. Shpresojmë të pranohet nga naftëtarët. Sduam një pagë lëmoshë.

Rama na ka premtuar se ka kontakte për rifillim pune. Shpresojmë të bëhet një orë e më parë. Kemi pranuar dhe diçka tjeetër. Do kërkonim garanci që të mos vijë një kompani që të na flakë përsëri në rrugë. Urojmë që rama ta mbajë fjalën sepse smbahen familjet e naftëtarëve me premtime boshe. Nga marrëveshja përfitojnë rreth 720 persona. Shpresoj që të gjithë të jenë pjesë e marrëveshjes", tha Dautaj.

Ora 11:24
Naftëtarët pranuan propozimin e Ramës, Dautaj: S'është arritur një zgjidhje e kënaqshme, pagat e prapambetura s'u dhanë

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj në një prononcim për Report TV ka deklaruar se ndonëse kanë pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, zgjidhja nuk është e kënaqshme pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura për të cilat tha se do të vijojnë betejën ligjore me komaninë Armo.

"Duke parë që prej një periudhe të gjatë gjendja e kolegëve në grevë rëndohej u mor një vendim që ti jepej një mundësi Ramës sepse ishte i vetmi person që u shporeh se do ti japë një zgjidhje situatës. Prej një viti kolegët skanë marrë paga. Duke parë që kjo situatë ishte e pashporesë për kolegët sepse kishim bërë peripeci pa fund, duke mos marrë një përgjigje definitive mbi fatin e rafinerisë pasi greva e ka si opsion, u  arrit takimi dhe u mendua që të mos zgjatej.

Nuk them se është arritur një zgjidhje e kënaqshme, pasi ne kemi kërkuar shlyetrje të detyrimeve tona, pra me paga. as zoric kryeministër se mori përsipër edhe pse pranonte s e ekishte bërë kët ëofertë mes naftëtarëve. Se merr qeveria një detyrim që u mbetet palëve që kanë operaur. Ne sdo ndalemi sër përpjekuri deri në instatncat e strasburgut. U afrua një pakeë nga Rama të cilën duhet ta diskutoja me kolegët për periudhën në vazhdim derisa të vijë një kompani tjetër të fillojë punën në rafineri. Kolegët të detyruar nga kushtet ekonomike por jo të kënaqur, e pranuan", tha ai.

Ora 10:47
Rama naftëtarëve: I kënaqur që pranuat propozimin e qeverisë! Brenda 48 orësh do takohemi përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim

Kryeministri Edi Rama reagon pasi naftëtarët kanë pranuar propozimin e tij. Ai u thotë se brenda 48 orësh do të takohen përsëri me një përfaqësi për veprim.

"Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim", tha Rama

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj