Naftëtarët e Ballshit sërish protesta për pagat: Përmbarimi nuk na jep lekët, duhet t'i drejtohemi SPAK-ut (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit janë grumbulluar sot për të disatën herë para bashkisë për të protestuar jo vetëm ndaj të zgjedhurve lokal, por edhe qeverisë, pasi prej 22 majit nuk ka asnjë zhvillim në lidhje me pagat e tyre, të ulura në mënyrë drastike.

Prej dy mujash ata janë pritje të një takimi me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërkohë që sot një përfaqësues i firmës është shprehur se nuk marrin asnjë detyrim plus përsipër.

"Duhet të bëjmë një padi dhe t'i drejtohemi SPAK-ut, se nuk dime ndonjë vend të botës që lekët e fituara me gjyq të mos jepen nga përmbarimi. Ironia është se drejtori i përmbarimit është ish-deputeti jonë i zonë Piro Lutaj. Të paktën të presim një përfaqësi nga këta. Të na thonë a jepen apo nuk jepen këta lekë, ose le të hedhin poshtë gjyqin,"-shprehet një nga protestuesit.

"A ka bukë e para sot Edi Rama për t'i çuar fëmijë të tij? Ka sigurisht. A ka bukë dhe para ministria Balluku për t'u çuar fëmijëve në shtëpu? Ka, iu del dhe iu tempron e ua jep edhe qenve madje. Unë mendoj se qent e tyre jetojnë shumë më mirë se puntorët dhe shumica dërmuese në Shqipëri. Pyesni vetën ç'puna bëjnë këta politikanë që jetojnë në të tillë mënyre. Këta janë thjesht njerëz të pushtetshëm. Pra janë parazit që përfitojnë nga puna e njerzëve.

Shqipëria ka naftë, ka edhe puntorë shumë të mirë. Atëherë shtrohet pyetja përse ju jeni pa punë? Dhe pse nafta nuk përpunohet. Ka mundësi që puntorët të paguhen sa të duhen. Ama Shqipëria ka një problem, ka hajdutë nga të gjithë anët."-shprehet Arlind Qorri, përfaqësues i shoqërisë civile.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 26/07/2020 00:45

    C'PUNE keni ju me permbarimin ,,,,leket do i merrni nga firma ose me nderhyrjen e qeverise,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër