Ata paralajmëruan se nëse paga nuk do të kalonte sot sipas marrëveshjes, do të vijonin protestën dhe do të bllokonin autostradën në Fier. Nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë, por situata është qetësuar pas orës 17:00.
“Po presim para bankës. Nëse nuk hidhen lekët do të rrimë natën në mes të rrugës. Ne duam lekët sot, se nuk festojmë as Vitin e Ri”u shprehën ndër të tjera ata për Report Tv.
Dje përfaqësues të naftëtarëve së bashku me kreun e Sindikatave, Kol Nikollaj dhe kreun e Sindikatave te industrisë, Taf Koleci, takuan ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri duke arritur marrëveshjen për pagat, por paratë filluan që t’i marrin vetëm pas orës 17:00, 4 orë kaluar nga marrëveshja.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







