Naim Gazidede si model për të kuptuar krizën në PD!

Naim Gazidede si model për të kuptuar krizën në PD!

Naim Gazidede

Dallimi mes qëndrimeve të kryetarëve të degëve të PD dhe deputetëve të PD në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje është i thjeshtë për t'u kuptuar e ndoshta absurd për tu pranuar si i mirëqenë! Për ta kuptuar  në mënyrë të thjeshtë këtë realitet me qëndrime jo të njëjta mjafton të marr vetëm një shembull: Kryetari i Degës së Dibrës është Naim Gazidede, vëllai i Bashkim Gazidedes, njeriu më besnik të Berishës në periudhën e vështirë të 97 që ka kërkuar që PD në zgjedhje të dalë me 61 kandidatë për Kryebashkiak!

Po ashtu vetë Naimi ka qenë ndër ata qendrëstar të PD pikërisht në vitet '97 e' 98, kur shumica fshiheshin e mohonin se ishin pjesë e PD! Në krizën e PD, për arsye parimore një ndër personat që i doli kundër Berishës ishte Naim Gazidede e kjo është një simbolikë e fortë për të kuptuar çfarë po ndodh në këtë parti politike. Ndërkohë del një deputet i Qarkut Dibër dhe i thotë Gazidede: mos kandido, sepse nuk duhet të nxjerrim kandidat për Kryebashkiak!

Kaq mjafton për të kuptuar çfarë po ndodh brenda në PD! Si ka mundësi që asnjë gazetar nuk ka shkuar ta intervistoi Naim Gazidede përse ka vendosur të jetë kundër Berishës? A nuk përbën lajm që vëllai i Bashkim Gazidede nuk është më me Berishën dhe foltoren? Ka studio plotë të mbushur me tellall të "Foltores" që sulmojnë pa orar PD e nuk paska vend për t'u ftuar Naim Gazidede për të thënë atë që mendon për krizën në PD?! Naim Gazidede është idealtipi për të reflektuar për qëndrimet që ka nevojë PD si dhe po ashtu një model që dëshmon guxim për t'u distancuar nga e kaluara!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja