‘Naimi lidhje me një burrë tjetër’, gazetari Muharrem Kafexhiu flet për pistat e vrasjes së Liridonës: Dinte ndonjë sekret të errët të burrit

Naim Murseli nuk e ka pranuar se fshihet ai pas vrasjes së bashkëshortes, Liridonës, por shumë hipoteza po vijojnë të qarkullojnë mbi motivin që mund ta ketë shtyrë të inskenojë grabitjen për t’i marrë jetën nënës së 2 fëmijëve.

Gazetari nga Prishtina Muharrem Kafexhiu në një lidhje “Skype” në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn ndalur te hipotezat që qarkullojnë tha se ka aludime se Naim Murseli mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë. Por për gazetarin kjo nuk duket një arsye për ta vrarë Liridonën.

“Krahas pistës së sigurimeve jetësore, një tjetër hipotezë është ajo e lidhjes biseksuale që Naimi dyshohet ta ketë pasur. Sipas meje bie poshtë. Nuk ka qenë arsye e fortë për ta vrarë”.

Varianti më i besueshëm sipas gazetarit ka të bëjë me ndonjë sekret që Liridona dinte për bashkëshortin.

“Hetimet vazhdojnë. Unë pajtohem me deklaratat se mund të ketë pasur ndonjë sekret mes tyre. Kujtojmë divorcin që u anulua. Nëse një partner nuk e konfirmon aplikimin për divorc atëherë bie poshtë. Çifti në 2020 i ka harruar problemet e të së kaluar dhe nuk e ka firmosur divorcin.

 Hipoteza e larjes së parave edhe mund të qëndrojë”, tha gazetari.

Kujtojmë se u përfol për një procedurë divorci në 2019 në Suedi, por që nuk u bë çështje. Më pas, familja e Liridonës ngriti dyshimet se vrasja  është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u tha se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.  

Më të prekur nga kjo ngjarje e rëndë janë dy fëmijët e Liridonës. Për to, siç nënvizoi gazetari Kafexhiu ka të drejtë të kujdeset vetëm shteti suedez.

“Lajmi i fundit është që tashmë fëmijët pritet të marrin udhë drejt Suedisë shtetas të së scilës janë.  Vetëm shteti suedez ka të drejtë të kujdeset për fëmijët”.

Vrasja ka ndodhur pasi çifti darkoi në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Autori Granit Plava që ka thënë se iu premtua 30 mijë Euro nga Murseli për të vrarë Liridonën, ka ndjekur lëvizjet e tyre. Në kthim për në shtëpi, në Bërnicë, në një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë, Plava i maskuar i doli para veturës. Dyshimet e familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë thuhet se ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe pas disa metrave dëgjoi një krismë. Graniti e qëlloi Liridonën me plumb në qafë. Në burg për ngjarjen, është edhe nipi i Murselit Kushtrim Kokalla.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori