NAIROBI – Kenia bombardon dy kampe të Al-Shebabit në Somali, shoqëria civile manifeston

Në ditën e tretë të zisë kombëtare dekretuar pas masakrës së 2 prillit në Universitetin e Garissas dhe pas bombardimeve të Kenias kundër kamepeve të Al-Shebabit në Somali, një manifestim do të mbahet sot për të protestuar kundër paaftësisë së qeverisë për të mbrojtur popullsinë.
Manifestimi, i organizuar me iniciativë të një grupi të shoqërisë civile do të zhvillohet në orët e para të mbrëmjes, një ditë para ceremonisë përkujtimore për viktimat e sulmit që shkaktoi 148 të vdekur, 142 prej të cilëve studentë.
Dje, Aviacioni ushtarak i vendit bombardoi në Somali dy kampe të islamikëve somalez shebab, që morën përsipër përgjegjësinë e sulmit.
"Ne kemi bombarduar dy kampe shebab në rajonin jugor të Gedos, kufi me Kenian", deklaroi kolonel, David Obonyo", zëdhënës i ushtrisë.
"Dy kampe janë shkatërruar", theksoi ai pa dhënë shumë detaje mbi bilancin e humbjeve të mundshme në radhët e Al-Shebabit.
Sulmi i Garissas është më i përgjakshmi në Kenia që prej atentatit kundër ambasadës amerikane në Nairobi, kryer nga Al-Kaeda, ku si pasojë humbën jetën 213 persona në vitin 1998./atsh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime