Nallbani tregon dokumentin për qiranë e Asllan Rusit: Reka dhe Demi të paaftë, të kthejnë topat e volejbollit (VIDEO)

Një ditë pas akuzave të forta për mikrofonin e ‘Report TV’ nga trajnerët e shkarkuar të klubit të volejbollit Studenti, shefi i klubit Blendi Nallbani, tregon për të kundërtën. Fillimisht Nallbani hodhi poshtë akuzat për mospagimin e pallatit të Sportit Asllan Rusi, duke treguar kontratën e firmosur për një sezon me drejtorin e kësaj godine. Ndërkohë lidhur me motivin e heqjes së tyre nga puna Nallbani shprehet:

“Pallati i sportit Asllan Rusi dhe Feti Borova nuk janë për të luajtur futboll dhe kalçeto. Futbolli luhet te fushat e kalçetos dhe luhet edhe në stadium.”

Dy trajnerët e shkarkuar, Agim Reka dhe Altin Demi, nën një zë bënë edhe një akuzë tjetër:

Me ardhjen e këtij drejtori volejbolli mori tatëpjetën që në vitin e parë. Duhet të merret trajneri me gjetjen e autobuzit, gjetjen e biletava e të tjera. Trajneri është specialist nuk ka lidhje më këto.”

Për këtë Nallbani u përgjigj:

“Nuk është serioze që trajnerët të mos marrin pjesë në seansat e stërvitjes. Është turp I madh që një nga trajnerët e volejbollit nuk shko në ndeshje kur ekipi udhëton në rrethe. Kanë dy vite që janë aty dhe janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, nuk kanë marrë asnjë kampionat.”

Ndërkohë në fund Blendi Nallbani bëri edhe një thirrje për dy trajnerët që pretenduan se edhe atletet e volejbollistëve janë blerë me shpenzimet e tyre:

“I bëj thirrje miqësisht edhe topat ti kthejnë që mos të bëhet teatër. Sot po e kuptoj që sa fort e paska dash ekipin pasi ka dy dit që ekipi stërvitet dhe nuk kanë topa.”

Blendi Nallbani majtas dhe djathtas Agim Reka e Altin Demi

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura