VIDEO/ Nallbati përze deputetin e PS nga hyrja prapa, djeg me cigare shefin e Gardës: Mirë ta bëra që të dogja, ik andej...!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit sot (3 Tetor), për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë.

Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati, largoi me forcë një deputet të PS-së, i cili po tentonte të futej në sallën e Kuvendin nga pjesa e pasme, ku ndodhej edhe Garda e Republikës.

Nallbati dëgjohet që i thotë mes të tjerash "Hajdutë" apo dhe "Largohu".

Ndërkohë nga gazetarët që ndodheshin aty dhe sipas pamjeve filmike, gjatë përplasjes edhe me shefin e Gardës, deputeti Nallbati e ka djegur me cigare, teksa ai afrohej për të instruktuar vartësit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Teksa ai afrohet, ligjvënësi e shtyn dhe i thotë:

“Ik ore mos u afro! Na vini si burra të mirë. Ik largohu, ça do këtu?!”

Në këtë moment ai i përgjigjet se e kishte djegur me cigare. Por Nallbati vijon t’i kërkojë të largohet dhe i thekson se ia bëri mirë që e dogji.

“Mirë ta bëra që të dogja! Çfarë do këtu, ik andej...!”, i kthehet deputeti që ishte rreshtuar me kolegët e tij para gardistëve, për të penguar hyrjen e deputetëve socialistë në seancë paraditen e sotme.

Nallbati është përjashtuar me 2 muaj nga Kuvendi, për shkak të djegies së karrigeve seancën e 30 Shtatorit dhe bashkë me të edhe kolegë të tjerë të PD-së.


Lajmi kryesor:

PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)


G.K/A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar