Namik Dokle prezanton “Vajzat e mjegullës” për miqtë e librit në Berat

BERAT- Ka zgjedhur qytetin e Beratit në vijimësi të prezantimit të librit të tij, politikani, por dhe njeriu i letrave Namik Dokle. Në një takim mes miqve të tij e lexuesve, Namik Dokle prezantoi librin e tij “Vajzat e mjergullës”. Organizuar nga Instituti i Librit dhe promocionit “Toena”, aktiviteti përurues ka mbledhur dje në qytetin e Beratit miq të librit, të cilët kanë pasur mundësi që të bashkëbisedojnë me autorin dhe të marrin autografe prej tij.

Kënaqësi të veçantë e ka konsideruar takimin me lexuesit e Beratit vetë autori.

“Kultura e Beratit  ka reflektuar në shekuj në kulturën mbar shqiptare sepse të vish në Berat do të mendosh që ke ardhur në qytetin e Kodikëve, në qytetin e Onufrit, në qytetin e njerëzve të kulturuar qofshin këta shkrimtar, gazetar, etj, por që e duan librin. Dashuria ndaj librit është një shenjë e madhe  e emancipimit të njerëzve dhe këtë emancipim unë e kam parë në Berat edhe përpara sepse kam qenë shumë herë, por këtë e ndjeva dhe më afër sot që u përurua libri im”, u shpreh ai.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës