Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Flojera Davidhi ne nje takim me Yuri Kim, ish ambasadore e SHBA-se

Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e fjalës së lirë, kjo juriste e shkëlqyer, kjo magjistrate e pa kapur nga Edi Rama dhe Sorosi, mori sot vendimin e duhur.” – Këto do jenë fjalët e Sali Berishës sot ndaj gjyqtares së GJKKO-së që revokoi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj tij.

Sigurisht, po të jepte një vendim tjetër fjalia e mësipërme do të ishte ndryshe: “Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e korruptuar, e kapur nga bandat, kjo që nuk ka njohuri të mjaftueshme juridike, kjo shërbëtore e Edi Ramës dhe e Gjokës së krimit.”

Janë dy fjali që ata që e kanë pranuar këtë sjellje poshtëruese dhe inkoherente ndaj çdo gjëje të Berishës, sigurisht që do ta pranonin.

Gjithsesi, demokratëve që ndjekin dhe besojnë Berishën, u duhet të ngrejnë një pyetje: është apo nuk është drejtësia në shërbim të Edi Ramës, duke qenë se pas amnistisë penale dhe mbylljes së listave ka disa vendime njëri pas tjetrin që janë dhënë në favor të Berishës, duke filluar nga dhënia e vulës së PD-së dhe duke ardhur te ky vendim i ditës së sotme i GJKKO-së?

Nëse drejtësia është siç thotë Berisha, atëherë të gjitha këto vendime i ka dhënë Edi Rama dhe i interesojnë atij. Nëse nuk është siç thotë Berisha, atëherë ka nevojë për një rizgjim dhe një hedhje tej të ‘magjisë’ që Berisha u ka bërë këtyre njerëzve që e ndjekin me gojë hapur.

Pavarësisht të gjithave, masa e arrestit shtëpiak për Berishën, pas shkuarjes së dosjes së tij për gjykim në gjykatë, ishte disproporcionale dhe sigurisht që duhet të binte.

Pas vendimit të sotëm, Berisha së bashku me të gjithë argatët mediatikë duhet t’i kërkojnë falje për sulmet e turpshme gjyqtares Flojera Davidhi, të cilën e linçuan, e fyen dhe e paragjykuan sapo emri i saj doli në këtë çështje.

Vendimi i sotëm rrëzon edhe alibinë Berishës dhe të militantëve të tij për zgjedhjet e radhës. Kryetarin e kanë jashtë, bandat e pushtetit po i godet përditë SPAK. Fusha e lojës është për ta. Le ta fitojnë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem: 27/11/2024 15:05

    Nese ishte dispropocionale dmth ishte abuzive. Ashtu si dhe prokuroret qe e kerkuan apo gjyqtaret ramiste qe mbajten anen. Cfare pyke.

    Përgjigju
  • Kalariu: 27/11/2024 12:22

    Po ik o Namir se le nam!!! Ik fol ndonje fjale per Ervin Demon dhe Zihni Demon qe jane bere bashke me Mafian dhe e mbyten Beratin...fol per Totot dhe Mahmutajt qe I moren frymen Beratit!!! Fol per Nipin e Mahmutajve qe e bene Drejtor te Postes dhe kane Deputet me PD Kasemin! Fol njehere per politiken lokale dhe jepi zgjidhje...se ngele duke bere gam gam kot...fol per 5 milion euro kilometer kalldremi ne Berat...ku I coi Ervin Demo?

    Përgjigju
  • goni: 27/11/2024 12:14

    Flojera qe mezi merrte provimet. Shihet nga emri se ç'gjyqtare eshte. Nga frika e ndonje gangoje tropojan, merre keto vendime. Kjo eshte Drejtesia e re e dale nga Vetting-u.

    Përgjigju
  • Sati: 27/11/2024 12:08

    Drejtësia nuk ekziston fare , e le më në dispozicion të atijê apo këtijë.

    Përgjigju
  • Flori Kukli: 27/11/2024 11:40

    Po me thene qe nje pjese e mire (dhe goxha me potence bile) eshte ne sherbim te Rames ..a ta prish ekuacionin ty kjo gje o Naim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)