Namir Lapardhaja: Pika zero e Revolucionit!
Sali Berisha gjatë protestës së fundit të opozitës
Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës me drejtësinë si një problem politik, dhe jo penal.
Magjistrati dhe profesori i së drejtës penale që futi në burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nëpërmjet vendimit të sotëm, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka legjitimuar kërkesën fillestare të SPAK-ut për masën e detyrimit të paraqitjes ndaj Berishës. Siç dihet, ishte moszbatimi i kësaj mase, ajo që ‘ashpërsoi’ kërkesën e SPAK nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie.
Pra, nëse do ta kishte zbatuar përpara një viti këtë masë Berisha, ashtu siç kanë bërë, fjala vjen, Monika Kryemadhi dhe dikur Ilir Beqaj, nuk do të kishte asnjë konseguencë sjellja dhe veprimtaria e përditshme e tij.
Moszbatimi i masës së detyrim paraqitjes u shfrytëzua nga Berisha për t’u vetëviktimizuar dhe për të ngritur turmat në mosbindje civile, gjë që, siç u faktua gjatë kësaj kohe, dështoi me sukses.
Ngelet për t’u parë nëse do të paraqitet dy herë në muaj përpara oficeres së policisë gjyqësore për të dhënë emrin, atësinë dhe mbiemrin, por ky vendim nulifikoi të gjithë retorikën e kësaj kohe për drejtësi të komanduar dhe proces të montuar.
I takon gjykatës për t’u shprehur në fund lidhur me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, por sjellja e derisotshme e Berishës e ka ekspozuar atë si një fajtor ndaj akuzave penale.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
44.7%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 8168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agim Baçi: Çfarë duhet t'u shpjegojmë fëmijëve tanë
4 Janar, 22:04
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Kreshnik Spahiu: Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë
4 Janar, 17:49
-
Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump
4 Janar, 12:31
-
Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', nesër Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave
4 Janar, 12:01
-
Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi
4 Janar, 09:52
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Apeli i GJKKO-së riktheu masën e sigurisë! Berisha vërsul besnikët kundër gjyqtarit Pëllumbi, Noka: O surrogato! Pse të shkojë në SPAK, të pijë kafe me Dumanin?
3 Janar, 16:41
Saliu i partis demokratike rakitike do ankohet nē Straßburg pēr vendimin e Pēllumbit pa pupla.
Përgjigju