Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Sali Berisha

Nëpërmjet një akti të paprecedent, një ditë më parë, Sali Berisha ka publikuar foton e bashkëshortes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë rrezikut të krimit dhe të bandave, të cilat janë në arrati si pasojë e punës së SPAK-ut, në një kohë kur ajo familje është nën mbrojtjen strikte të strukturave të posaçme të ruajtjes fizike të personaliteteve shtetërore dhe familjarëve të tyre.

Argumenti i Berishës ngrihej mbi atë se një kushëri i bashkëshortes së Dumanit, ishte punonjës i Bashkisë së Tiranës, gjë që pengonte Prokurorinë për të çuar prapa hekurave Erjon Veliajn.

Edhe në diktaturë nuk shkonin deri te kushëriri i gruas për të marrë bashkëpunëtorët, mirëpo, duke qenë se pjesë e shoqërisë ka dakortësuar në mënyrë arbitrare për të transmetuar dhe dëgjuar të gjitha marrëzitë e Doktorit, që nuk kanë as anë e as udhë, kjo mënyrë e të menduari më tepër se sa tregon se si funksionon Dumani nxjerr në pah se si ka funksionuar Berisha dhe familja e tij.

Për punën e Altin Dumanit ka, thuajse, një konsenus të të gjithë shoqërisë shqiptare, gjë që del nëpërmjet sondazheve të përjavshme, ku puna e SPAK-ut mbështetet nga më shumë se 70% e shoqërisë, për ndershmërinë dhe paaftësinë për të ndikuar te puna e tij mund të dëshmojnë shumë bashkëpunëtor dhe njerëzit që kanë pasur të bëjnë me Dumanin ndër vite, jo vetëm tani.

Dhe të thuash se një kushëri i gruas (!!!) do të ndikojë te puna dhe te karriera e Prokurorit më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm që ka sot Shqipëria, ose duhet të jesh i marrë ose duhet të vish nga një kulturë politike që kur pyetesh për baxhanakun që humbi jetën në Gërdec deklaron përpara shqiptarëve se nuk e njeh apo kur gjatë qeverisjes tënde i ke besuar për vite me radhë mbesave të gruas drejtorinë më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor, prej nga të ndërtosh një sistem të tërë klientelist dhe korruptiv në dëm të pushtetit dhe të demokratëve.

Pavarësisht të gjithave, Berisha dhe njerëzit e tij duhet të ndajnë mendjen në kanë meritë ata nëpërmjet protestave të vazhdueshme në vënien e Veliajt përpara drejtësisë apo është kushëriri i gruas së Dumanit ai që nuk lejon goditjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës?

Leqë vënia e mendjes dhe logjikës në punë nuk kanë vlerë kur bëhet fjalë për ato që deklaron Doktori!

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Pastrim parash dhe falsifikim/ Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë për Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan' dhe Ekrem Llukën

Pastrim parash dhe falsifikim/ Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë për Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan' dhe Ekrem Llukën