Mesfushori i Portugalisë, Nani ëndërron një përballje në finale të kampionatit të futbollit, Euro 2012 me Anglinë dhe shokët e tij në Premier League. Ylli portugez i Manchester Unitedit do të dëshironte të ndeshej me Anglinë në finalen e garës kontinentale të turneut që po zhvillohet këtë muaj.

Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale kurse Anglia të dielën zhvillon duelin e saj çerekfinal me Italinë, një përballje që do të përcaktojë edhe një pjesë të aktivitetit, duke lënë jashtë një pretendente.

“Ndoshta ne mund të takohemi me Anglinë në finale. Unë e dua këtë. Gjithçka është e mundur në futboll. Do të kisha pasur dëshirë të përballemi me ta. Por, njëherë kemi gjysmëfinalen dhe duhet të mendojmë për të”, deklaroi Nani për The Sun. (rb/shqiptarja.com)