Nano: Askush s’më nxjerr dot
nga PS, ta çlirojmë nga Rama

Nano: Askush s’më nxjerr dot <br />nga PS, ta çlirojmë nga Rama
TIRANE - Në një tjetër deklaratë për shtyp të publikuar pasditen e sotme, ish-lideri i PS, Fatos Nano, i ka kujtuar edhe një herë kreut aktual “të pamerituar dhe humbës kronik”, Edi Rama, se ai “ka qenë për “15 vite Kryetar i PS e sot është aktualisht Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS”.

“Askush nuk mund të nxjerrë Fatos Nano jashtë PS”, paralajmëron ish-kryeministri socialist ndërsa i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të partisë që drejtonte dikur “që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve”.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve njoftoi se “së shpejti do të nisë nismën statutuore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, Kryetarin Historik dhe Fitues Fatos Nano”.

Për këtë, Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj lëvizjeje duke rregjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatese të kordinimit “që po ngrihen me shpejtësi në çdo qytet e fshat”.

Deklarata e plotë:

Fatos Nano i sjell në vëmendje Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik të PS Edi Rama, se Nano ka qenë për 15 vite Kryetar i PS e sot është aktualisht Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.
Askush nuk mundet ti mohojë, deformojë apo zhbëjë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS bashkë me Fatos Nanon. Askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë PS.

Historia e Fatos Nanos me PS është histori fituese. Kujtojmë këtu se PS nën drejtimin e Nanos e ka mundur Sali Berishën që në zgjedhjet lokale në korrikun e vitit 1992, pak muaj pas fitores zulmëmadhe të Sali Berishës në 22 marsin e pandalshëm për shkak të rrjedhës historike.
PS me Fatos Nanon e kanë mundur Sali Berishën në kushte shumë më të vështira konkurimi sesa këto në të cilat ndodhet apo për të cilat ankohet sot Kryetari i pamerituar dhe humbës i PS Edi Rama.
PS me Fatos Nanon e ka mundur Sali Berishën në të gjitha zgjedhjet e votimet e mundshme parlamentare, lokale apo referendare.
Fatos Nano ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2005 për shkak të ndarjes së PS por edhe për shkak të pabesisë dhe kurtheve e goditjeve passhpine dhe nënbrinjë të Edi Ramës me lëvizjet e krijuara e mbështetura prej tij të njohura asokohe si MJAFT, më vonë si G99, e sot si ‘grushti i çeliktë rreth Edi Ramës për uzurpimin, keqpërdorimin dhe humbjet e parreshtura të PS’.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë të zgjedhurve lokalë e qendrorë të PS që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve, si edhe për ndërtimin e një bashkëudhëtimi të ri prej dalëzotsash si fitues së bashku me Fatos Nanon.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve nuk synon e as inkurajon konflikte të reja, por me konstruktivitet synon të bëjë fituese PS, që populli i majtë, populli opozitar të kthehet në krye të detyrave qeverisëse për vendin, në mënyrë që të përshpejtojmë se bashku realizimin e reformave të domosdoshme, si edhe arritjen e objektivave për përparimin e merituar të axhendës së integrimit europian.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një projekt të qartë për ti bërë socialistët fitues, për ta mundur Sali Berishën në vitin 2013, dhe për ta integruar Shqipërinë në BE.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve ka një vizion të kthjellët atdhedashurie si edhe partneriteti dinjitoz euroatlantik, nëpërmjet të cilit fitorja e socialistëve, mundja e Sali Berishës në vitin 2013 bëhen të sigurta.
Fatos Nano di ta munde Sali Berishën.
Fatos Nano mundet ta munde Sali Berishën.
Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve së shpejti do të nisë nismën statutuore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, Kryetarin Historik dhe Fitues Fatos Nano.

Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj levizjeje duke rregjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatese të kordinimit që po ngrihen me shpejtësi në çdo qytet e fshat.

Proçesi i rregjistrimit të mbështetësve e vullnetarëve të kësaj Lëvizjeje ka filluar, e shumë shpejt do t'ju bëjmë të njohur emrat e të gjithë kordinatorëve kudo në çdo cep të Shqipërisë si edhe detajet e kontakteve ku mund të drejtoheni.
Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve është një projekt pëbashkues i socialistëve, popullit të majtë, popullit opozitar, e si i tillë është një projekt fitues.
Ne jemi dalëzotsa dhe motoja jonë është: Unë jam, Unë mundem. Ne jemi, Ne mundemi.
Bashkë e bëjmë Shqipërinë fituese. Bashkë e bëjmë Shqipërinë Europiane.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tek  Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja

Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja