Nano: Eshtë koha të takoj Berishën
takimi Rama- Meta pozitiv

Nano: Eshtë koha të takoj Berishën<br />takimi Rama- Meta pozitiv
TIRANE- Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano zhvilloi sot takimin me kreun e Partise Republikane, Fatmir Mediu ndërsa i afrohet takimit me kryeministrin Sali Berisha të cilin e vlerëson për rolin specifik në zgjedhjen e presidenti të ri.

“Isha i vëmendshëm dhe falenderova për vlerësimet e tij, duke pasur mundësi për të shkëmbyer akoma më shumë argumente për nevojën e një zgjidhjeje të cështjes me parametra që përputhen me integritetin e kushtet e presidentit. Po i afrohem takimit me kryeministrin, i cili ka rëndësi ë dorës së parë. Berisha ka një rol specific në krijimin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit “- tha Nano

Ish kryeministri përshëndeti dhe vlerësoi si mjaft pozitiv takimin mes kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta sot në hotel Sheraton. “Më vjen mirë dhe dua ta përshëndes këtë fakt që nisën takimet mes partive parlamentare. Më në fund besoj se të gjithë janë përfshirë në trasenë e duhur për të sjellë një klime politike që i bën mirë vendit”- shtoi Nano i cili pyetjes së një gazetari nëse ky takim i ul apo rrit shanset e tij për të qenë presidenti y ardhshëm u përgjigj  ”Ti do rezultatin e njërës nga pjesët ndeshjes , më lejo ta them në fund”
Nga ana e tij Fatmir Mediu shprehu hapur apelin ndaj kryeministrit për të thirrur një tryezë me aleatët për kreun e shtetit.
“ Nano shfaqi qëndrimet konkrete sa i përket dhe integrimit të vendit. Dua të theksoj në vlerësim të gjithë kandidaturave se qëndrimi ynë lidhet në diskutimin brenda maxhorancës. Jemi në të njëjtin gjykim do kemi bisedimet për të vazhduar rrugën e komunikimit për presidentin. Zonja Topalli e kushdo tjetër janë të mirëpritur. Unë mendoj se kemi detyrim që të mos e shikojmë si politik, por kandidatët për president të debatojnë sic ndodh në vendet europiane. "- tha Mediu.
 Më 15 maj konferenca e Kryetarëve miraton nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Konkretisht, afatet për mbledhjen e 20 firmave të nevojshme për të kandiduar për këtë post.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë