e SHBA dhe BE. Por, ndërsa ambasadorët e dy vendeve nuk kanë qenë ndonjëherë dhe nuk kanë ndonjë plan për t’u bërë anëtarë apo liderë të Partisë Socialiste, lideri historik i së majtës, theu mijëra zemra socialistësh me qëndrimin e tij. Madje Erjon Braçe reagoi menjëherë, ndërsa Nano ia pasoi replikën mikut të tij amerikan, ambasadorit Arvizu.
Këtë rrugë ka zgjedhur Nano; qëndrim të ftohtë ndaj të gjithëve dhe pak miklim për më të miklueshmin, Metën. Barazlargimi i sforcuar ndaj forcave vendimtare për zgjedhjen e tij dhe qëndrimi jokritik për të gjithë, por edhe rikthimi i ndjenjave miqësore për Metën duhet te jenë peshuar mirë nga ish-kryeministri. Nano kërkon nga kryeministri në detyrë që kandidaturën e tij të mos e vlerësojë si sfidë apo si luftë, që do të thotë mos t’i shtrëngojë radhët ashtu siç di vetëm Berisha, me shumë shkop dhe ndonjë karrotë. Kjo do ta lehtësonte Nanon të fuste kokën në sinorët e votave të maxhorancës, ku Jozefina Topalli me shumë mundësi kandidatja e PD-së, do të kërkojë unifikim të garantuar. Aty është Shpëtim Idrizi që i dedikon ish kryetarit të PS–së hyrjen në politikë në vitin 2005, aty është edhe Ilir Meta dhe dy ish–beniaminë të Nanos, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo, njeri ish– kryetar bashkie në Durrës dhe tjetri deputet në Gjirokastër me bekimin e liderit historik.
Gjithashtu votimi për anëtarin e KLD që u quajt edhe provë gjenerale për Presidentin, tregoi se LSI nuk i ka votat e sigurta për maxhorancën. Vërtetë Meta ka deklaruar disa herë se maxhoranca nuk ka probleme, por të enjten e 12 prillit nuk votoi kandidatin e maxhorancës, që përfaqëson Jozefinën ne pushtet dhe tashmë edhe në KLD. Zgjedhje e Cefës, i paraprinte zgjedhjes së Presidentes së parë femër, planifikuar nga Berisha prej të paktën një viti dhe Meta e di këtë, ndaj dha dhe sinjalin që nuk e voton Topallin për kreun e shtetit. Nëse Berisha mbyll syrin e majtë dhe nëse Meta i rikthehet miqësisë, Nano mund të arrijë të ketë 4 vota nga LSI në rast përballjeje me Topallin. Madje me votën hipotetike të Idrizit bëhen 5 vota të maxhorancës që i garanton edhe votimi i fshehtë.
Në këtë plan nuk mungon as Rama. Nga lideri i opozitës, ish-i kërkon më shumë. Partia Socialiste duhet ta propozojë zyrtarisht kandidad për president dhe, sigurisht, ta mbështesë unanimisht. Nano nuk u sforcua t’i ofrojë Ramës miqësi, ashtu siç bëri në vitin 2007, kur e uroi dhe për ditëlindjen para kamerave. Këtë herë në vend të urimit kishte paralajmërimin për parti të re, parti që mund të thellojë përçarjen e së majtës dhe të neutralizojë përçarjen e konfirmuar të PD-së me daljen e Bamir Topit.
Me këto masa dhe me sjelljen e mirë me diplomatët e rëndësishëm perëndimorë, Nano mendon se mund të shkojë drej realizimit të qëllimit të tij 10-vjeçar. Për shumë njerëz ai u duk sikur kandidonte për ambassador me sjellljen politiksht korrekte, por në fakt ai e gjeti rastin ta lëshonte nga një mesazh për të gjithë. Llogjika e mbështet Nanon në fushatën e shpallur në Top Story.
Rama mund të pranojë ta propozojë zyrtarisht, sepse i intereson bashkimi dhe jo çarja e së majtës, sa më liberale të jetë situata brenda PD-së, aq më të lirë do të jenë kundërshtarët e Jozefinës dhe aq më tepër aleatët, ku Meta është kryesori. Votat e PS –së (63), LSI (4), PBDNJ (1), bashke me Idrizin dhe Islamin, matematikisht garantojnë barazimin për Nanon. Nëse Oketa do të votonte Nanon në raundin e katërt do të kishim një president nga opozita për herë të parë, por nëse nuk ndodh kështu në raundin e kartërt, në raundin e fundit, Meta dhe Idrizi do të votonin kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe do të kishim presidenten e parë femër. Këtë llogari, llogjika që ofroi Nano, nuk e shpjegon, pasi qëndrimi i tij ndaj Topit ishte refuzues, kështu dhe ndaj votave të tij në parlament. Por votimi i 2007-ës tregoi se nuk vendos vetëm llogjika në ato momente. “Ushtarët e paqes” dalin andej nga nuk e pret. Aq më tepër kur kandidon si ambasador.
(aq/shqiptarja.com)