Nano me pranga u tregua si një lider, Berisha që ja mbath, nuk është aspak (VIDEO)

Ekzaktësisht 30 vite më pas, po ndodh ajo që Dante Alighieri do ta kishte përcaktuar si “kundërpesha” (ose ''contrappasso''). Sali Berisha rrezikon sot të përfundojë në burg me të njëjtën akuzë korrupsioni, me të cilën, me 30 qershor 1993, pra 30 vite më parë, ai personalisht arrestoi (pa prova) liderin e opozitës Fatos Nano. Një video e dalë nga arkivat, që ndryshe nga njerëzit nuk harrojnë asgjë, tregon Fatos Nanon me pranga ndërsa ndez një cigare në sallën e gjykatës. Sali Berisha sapo kishte përuruar stinën e arrestimeve politike. Paradoksi sot është se, 30 vite më pas, është Sali Berisha që shtiret si viktimë e një procesi politik dhe bashkë me të dhëndrri, që ka përfunduar në qeli. 

Ndryshe nga sa po ndodh sot, kur SPAK që po drejton hetimet nuk merr urdhëra nga qeveria, (ndryshe nuk do të kishte arrestuar disa nga eksponentët më të njohur socialIstë), 30 vite më parë Berisha komandonte prokurorinë dhe gjykatat. Në krye të procesit-farsë që Berisha kishte porositur, ishte një prokuror i ri, Genc Gjokutaj, që sot është avokati mbrojtës i Berishës, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjet e tyre të vjetra. Sot Genc Gjokutaj proteston duke pretenduar qe GJKKO nuk respekton të drejtat e mbrojtjes të klientit të tij të shquar, ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe sigurisht harron që 30 vite më parë ishte ai nga ana tjetër e bankës që nuk mbronte të drejtën e të akuzuarit të tij të shquar, Fatos Nanos, një tjetër ish kryeministër.

Por diferenca më e madhe mes asaj që i ndodhi Fatos Nanos dhe kësaj që po i ndodh sot Sali Berishës, është se 30 vite më parë edhe pse përballë një gjykate me të vërtetë politike, Fatos Nano pranoi çdo vendim dhe nuk bëri kurrë asgjë për të kundërshtuar gjykatësit e tij veç ushtrimit të së drejtës për t’u përpjekur të tregojë me dokumenta pafajësinë e tij. Ndryshe nga ai, sot Sali Berisha fshihet nëpër banjo dhe mohohet edhe nga rojet në hyrje të Partisë Demokratike, vetëm e vetëm që të mos marrë urdhërin e gjykatës. Sillet si një Çlirim Gjata i çfarëdoshëm. Nano tregoi një kurajo dhe një dinjitet që Sali Berisha as nuk e di se ç’janë. Fatos Nano me pranga në duar në gjykatë tregoi se ishte një lider i vërtetë, ndërsa Berisha që iu fshihet gjykatësve, po tregon se nuk është aspak. (c.b.)

 

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 29/10/2023 11:45

    Se kuptoj si mund te perfaqesojne shqiptaret te dy keto figura! Te dy keta jane shkaterrimi i Shqiperise, pastaj vij e keta plehrat e tjera! Te gjithe kane pare interesin e tyre personal!

    Përgjigju
    • Or tej: 29/10/2023 14:20

      Perderisa kushdo qe po i perfaqeson shqiptaret keto 110 vjet qe kaluan ka pare vetem interesat e veta ndoshta kjo tregon qe edhe ne te tille jemi or teeeejjjjj

  • Latif: 29/10/2023 05:35

    Nano u arrestua nga prokuroret e skapit te 93 nen direktiven e specialisteve amerikane si konkludim i fitores se tyre ndaj komunizmit global. Njesoj, nen direktiven e specialisteve te gjenerates Kim -Fiu,prokuroret po ndersehen ndaj ish zagarit me nam amerikan te viteve 90. Dmth pune zagaresh, serviles dhe idiotesh.

    Përgjigju
  • nos: 29/10/2023 01:04

    Berisha eshte kokrra e frikacakut. Eshte manipulues e demagog por jo lider. Ai ka per tiu fshehur burgut edhe kur te shohe qe femijet e vet do perfundojne ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim