Kryepolici Gledis Nano ka nënshkruar një marrëveshje me një biznes privat, në interes të punonjësve të Policisë së Shtetit për të bërë vizita okulistike falas. Mësohet se biznesi në Tiranë, ka ofruar çmim të reduktuar për syzet optike.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Gedis Nano ka theksuar se që në momentin e marrjes së detyrës, krahas përmbushjes së saj, ai është përpjekur për t’u krijuar kushte sa më të favorshme pune punonjësve të Policisë së Shtetit.
Nano ka falënderuar administratorin e biznesit për mbështetjen e dhënë, gjest që tregon vlerësim, besim dhe partneritet me Policinë, e cila është në shërbim të qytetarëve, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin dhe biznesin e ndershëm që operon në vendin tonë.
Nano ka theksuar se kjo marrëveshje nuk është e fundit, pasi priten të tjera marrëveshje me biznese, për shërbime të ndryshme që lehtësojë dhe përmirësojë kushtet e punës, ekonominë dhe shëndetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Nano dhe administratori i optikës kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila parashikon që përveç vizitave falas, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë 30% ulje në rast se blejnë syze optike apo syze dielli, ndërsa familjarët e Dëshmorëve të Policisë përfitojnë 50% ulje për këto blerje.

Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes në Policinë e Shtetit
Komente










Ka filluar te vije ere ky "muhabeti" falas! Privati nuk ecen mbi bamiresine por zhvatjen, prit se do i dali tymi dhe kesaj
PërgjigjuKu ka falas?! Ka filluar të bie erë.....po bëhet policia si OJF! Dhe çfarë kërkon në këmbim ky biznes pastaj?! Minimumi që mos t'i kontrollohet makina sa herë t'a ndalin policët që mbajnë syzet kineze të dhuruara falas nga vetë ai!!
PërgjigjuPo u be polici per syze dhe per vizita te mjeku nxire ne pension
PërgjigjuPersa kohe qee do mbash ne krah nje polic te korruptuar si Lorenc Panganika, si drejtor te policise ne Tirane, nuk je ndryshe nga Hakiu dhe Ard Velina dhe leri keto punet e biznesit se ulje cmimi 50 % nuk do te thote asgje, sepse ky okulisti mund te ngreje cmimeet vetem per policet qe pastaj tju beje zbritje.
Përgjigju