TIRANË - Fatos Nano ka thyer heshtjen njëmujore lidhur më sfidën e tij për tu vetëdeklaruar si kandidat për President i Republikës. Koordinatori i Nanos për shoqërinë civile ka njoftuar mediat se ish kryeministri sot ka patur takime intensive në zyren e tij me ish-deputete, ish-drejtues qëndrore dhe lokalë të PS, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja.
Sipas, koordinatorit Arian Galdini, takimet janë fokusuar në shpjegimin dhe shkëmbimin e ideve dhe vizionit të Fatos Nanos në ambicjen e tij për tu vetëofruar për të sherbyer si President Republike.
“Fatos Nano ka shpjeguar se vetëofrimi i tij më së shumti ka synuar të pikëtakohet me PS dhe kandidimi i tij të niset dhe mbështetet nga PS edhe pse Fatos Nano ka qenë për 15 vjet Kryetar i PS. Në këto takime është folur edhe për ngurimin e gjatë të pakuptueshëm dhe të paarsyeshëm të Kryetarit të PS Edi Rama, për ta mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos për President”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësinë e moskandidimit të Fatos Nanos për shkak të mosmbështetjes nga Edi Rama.
“Në një rast të tille, nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për njëe lëvizje të re politike përfaqesuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Europiane”, saktëson deklarata e zyrës së ish kryeministrit Fatos Nano.
Në fund të takimit u caktua edhe një grup pune që do të koordinojë përgatitjet e kësaj lëvizjeje, e cila mund të fillojë që javën e ardhshme.
VOTIMI TË HËNËN
Ditën e hënë në orën 10.00 Kuvendi do të mblidhet për raundin e dytë për President. Pavarësisht negociatave zyrtare të Xhezair Zaganjorit dhe kandidaturës së vetëshpallur nga Nano, në Kuvend nuk ka asnjë kandidat zyrtar të regjistruar, pra të mbështetur nga firmat e të paktën 28 deputetëve.
Zaganjori gjatë ditës së djeshme takoi drejtuesit e partive parlamentare, me përjashtim të kryeministrit Berisha. Ndërkohë, Nano turin e takimeve e ndërmori më shumë se tre javë parë, ndërsa takimet e sotme i ka bërë larg vëmendjes së mediave.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com