Nano: President, ose ju
sfidoj në zgjedhjet 2013

Nano: President, ose ju <br />sfidoj në zgjedhjet 2013
TIRANE – Nëse pengohet në garën për President, Fatos Nano do t’i rikthehet politikës në zgjedhjet e 2013 me një alternativë të re. Lajmi u bë i ditur nga koordinatori i “Lëvizjes Nano për President”, Arian Galdini, në një komunikatë për shtyp. Ish lideri historik i socialistëve ka përsëritur kërcënimin e një dite më parë duke ritheksuar se ai “është i gatshëm dhe i vendosur që nëse do të pengohet arbitrarisht dhe pashpjegueshmërisht në mundësitë e tij për të garuar për President, atëherë do t’i vetëofrohet publikut dhe qytetarëve shqiptarë për të konkurruar me të gjithë Kryetarët e derisotëm për zgjedhjet e vitit 2013, bazuar në një alternativë të qartë verore, dalëzotësie, paqebërjeje, jokrize, properëndimore, prouropiane”, thuhet në komunikatën e firmosur nga zoti Galdini.

Dhe është pikërisht me krerët e partive kryesore në vend, sidomos me atë të PS, Edi Rama, që Nano duket i mërzitur. Ai i akuzon ata se “nuk duan të zgjedhin Presidentin sepse duan të bëjnë pazare e merren vesh sipas traditës joperëndimore, për rregulla loje prej nga ku të fitojnë mandate deputetësh e zgjidhin punët e pushtetit”.

Sipas Nanos, kjo lojë pushtet është bërë “një nxitëse dhe ushqyese e krizave si dhe pengesë për zhvillimin e shëndetshëm dhe marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë”. Duke iu referuar Kryeministrit Berisha dhe liderit të PS Rama, në deklaratën e Lëvizjes Nano për President pohohet se “ata luajnë e luftojnë veç për pushtet e motivohen nga dëhira dhe ambicia që ose njëri të mbetet Kryeministër, ose të bëhet tjetri, i cili drejton derisot Opozitën”.

Në vijim deklarata e plotë e Lëvizjes Nano për President:

Fatos Nano ka kurajon, ndergjegjesimin dhe pergjegjshmerine qytetare e politike qe te shpalle, zhvilloje nje ambicje politike dhe nje proces per te patur mundesine qe te kandidoje per te sherbyer si President duke u veteofruar ne dispozicion te klases politike dhe publikut shqiptar. Paradakosalisht, politika e krizes dhe konfliktualitetit qe mbizoteron e mban Shqiperine ne statusin kur Kryetaret nuk duan te zgjedhin Presidentin, sepse duan te bejne pazare e merren vesh sipas tradites joperendimore, per rregulla loje prej nga ku te fitojne mandate deputetesh e zgjidhin punet e pushtetit. Loja per pushtet dhe mbivlere te intersave te ngushta politike apo vetjake e Kryetareve te Partive eshte bere nje nxitese dhe ushqyese e krizave si edhe pengese per zhvillimin e shendetshem dhe marrjen e Statusit Kandidate per ne BE te Shqiperise. Loja per pushtet e Kryetareve, mbizoterohet nga mekanizmat dhe mendesite meskine prej ngaku ata synojne te rrezojne njeri-tjetrin. Ata luajne e luftojne vec per pushtet e motivohen nga deshira dhe ambicja qe ose njeri te mbetet Kryeminister, ose te behet tjetri i cili drejton derisot Opoziten. Loja e Kryetareve, por sidomos loja e Kryetarit te PS Edi Rama, si edhe ata qe kane rene ne kurthin apo jane pjese e kurthit te kesaj loje qellimlige, taboret e analisteve dhe opinondeformuesve apo opinionkeqdrejtuesve kane nxitur nje zhurme te paarsyetur qe te krijon idene se te gjitha fajet i paska Kandidati qe veteofrohet Fatos Nano. Ndoshta kane te drejte deri ne nje fare pike sepse me shume gjasa eshte Fatos Nano ai qe po u prish pune Kryetareve qe te bejne pazare e te merren vesh per lojra e marifete pushteti. Fatos Nano u veteofrua dhe priti me qetesi olimpike qe Kryetari i PS Edi Rama te kthjellohet e filloje te mendoje per vendin me shume sesa per lojerat e marifetet e pushtetit. Por Edi Rama nuk rreshti se beri lojera e marifete pushteti duke ushqyer krizen, shantazhin, ndaj paleve te tjera politike e duke shperfillur dhe anashkaluar Fatos Nanon. Ngurrimi i paarsyetur politikisht, demokratikisht dhe moralisht i Edi Rames per te mbeshtetur Fatos Nanon, ra ne nivele te tilla mosperputhjeje me respektin dhe vleresimin e merituar te sensibiliteteve njerezore e politike, a thua se ky njeri, Fatos Nano,nuk ka qene kurre Kryetar i PS dhe Kryeminister i vendit disa here. Fatos Nano ne asnje rast, ne asnje deklarate, ne asnje akt nuk ka kercenuar. Fatos Nano me takimet, deklaratat dhe aktivitetin e tij te diteve te fundit, ka shpallur vendosmerine e tij per te mbrojtur dinjitetin e tij por edhe te atyre qe duan qe ne Shqiperi te kete konkurence te lire e te ndershme, pjesemarrje te publikut, transaparence dhe transformim europianizues. Fatos Nano nuk ka bere shantazh, e as shtrengim dhembesh. Fatos Nano ka deshmuar se politikes se krizes dhe shperfilljes se Edi Rames, nese Edi Rama nuk reflekton e kthjellohet, do ti kunderpergjigjet me konkurim dhe dinjitet. Demokracia eshte konkurence dhe dinjitet. Kush neperkemb dinjitetin e cilitdo qytetar e aq me teper te ish-Kryetarit te PS dhe ish-Kryeministrit te Shqiperise, e meriton te ballfaqohet me kostot e konkurences me dinjitet. E megjithate levizja e Nanos nuk eshte as kercenim e as shantazh, por ftese per reflektim e kthjellim per Edi Ramen, ose ftese per konkurim me dinjitet. Fatos Nano eshte i gatshem te konkuroje per te qene President Konsensual, sikurse eshte i gatshem te konkuroje ne nje gare te lire dhe te ndershme ne Kuvend ku votat e deputeteve nuk do te zgjedhin nje President me urdhera Kryetaresh, por nje President te vullnetit te lire dhe dinjitetit te Deputetve. Njekohesisht, Fatos Nano eshte i gatshem dhe i vendosur qe nese do te pengohet arbitrarisht dhe pashpjegueshmerisht ne mundesite e tij per te garuar per President, atehere do ti veteofrohet publikut dhe qytetareve shqiptare per te konkuruar me te gjithe Kryetaret e derisotem per zegjdhjet e vitit 2013 bazuar ne nje alternative te qarte vlerore, dalezotesie, paqeberjeje, jokrize, properendimore, proeuropiane, prointegrim, konstruktive, bashkerenduese, bashkepunuese, komunikative, mirebesuese, gjithperfshirese, perbashkuese dhe prozhvillimit te shendetshem. Konkurenca e lire dhe e ndershme, pjesemarrja e publikut dhe transparenca jane ne themelin dhe shpirtin e qellimeve dhe vizionit politik te Fatos Nanos.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor