Nano: Provokative ftesa e
Berishës për të takuar Ramën

Nano: Provokative ftesa e <br />Berishës për të takuar Ramën
TIRANE - Gadishmëria e shprehur sot nga Kryeministri Berisha për t’u takuar me kryesocialistin Edi Rama me qëllim zgjidhjen e ngërçit të Reformës Zgjedhore ka shkaktuar reagimin e Fatos Nanos, i cili prej disa javësh tashmë ka shpallur synimin për të rimarrë drejtimin e Partisë Socialiste. Nano e cilësoi ftesën e Berishës si një lojë meskine e provokative ndërsa theksoi se askush nuk ka kërkuar një konsensus kryetarësh.

“Sali Berisha sot u deklarua i hapur për takim me kryetarin e PS Edi Rama, ndërsa është e qartë për çdo mendje të shëndoshë se ai po bën lojë politike të ngushtë e meskine partiake me ftesa e qëndrime provokative, duke i ofruar opozitës një konsensus negativ kryetarësh, në mënyrë që të çmontojë dhe zhbëjë betejat dhe qëndrimet parimore për një reformë parlamentare dhe reformë zgjedhore në përputhje me interesin kombëtar, qytetar, demokratik dhe integrues evropian”, thuhet në deklaratë për shtyp të ish liderit historik të socialistëve.

Në njoftim theksohet se “Lëvizja Nano për një Shqipëri europiane e ka bërë të qartë pozicionin e saj se asnjë ndërkombëtar e asnjë shqiptar nuk ka kërkuar një konsensus kryetarësh, por të gjithë kanë kërkuar një kandidat konsensual për President. I njëjti parim vlen edhe për përmbushjen e reformave të domosdoshme parlamentare, zgjedhore, si edhe për heqjen e imuniteteve, që asgjë e askush të mos synojë për të ndërtuar një konsensus negativ kryetarësh, por të ndërtohet një proces i pastër, transparent, gjithëpërfshirës, i ndershëm, në interes të qytetarëve shqiptarë, shoqërisë shqiptare dhe integrimit evropian”.

Më pas ish-kreu i PS i është drejtuar liderit aktual Edi Rama nga i cili kërkoi që t’u shpjegojë socialistëve në bazë se cili është projekti i tij për të bashkuar popullin e opozitën me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme. “Lëvizja Nano e përshëndet turin e kryetarit të PS, Edi Rama, në bazën e PS, por e fton Edi Ramën që të mos humbasë kohë t’iu shpjegojë socialistëve arsyet përse Edi Rama nuk e mbështeti Fatos Nanon për President, por të gjejë motivimin dhe ndjeshmërinë e duhur për t’iu treguar socialistëve se cili është projekti i tij për bashkimin e popullit opozitar në mënyrë që të fitohen zgjedhjet e vitit 2013 dhe që në Shqipëri të vijë një qeverisje e pastër, transparente, llogaridhënëse që do të bëjë të mundur transformimin e Shqipërisë në një vend dinjitoz europian”, thekson deklarata për shtyp.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia