Nano - PS-së: Më bëni kryetar
Unë sjell fitore, Rama humbje

Nano - PS-së: Më bëni kryetar<br />Unë sjell fitore, Rama humbje
TIRANA- "Edi Rama është njeriu që na ndan, dhe që ka sjellë vetëm humbje, ndërsa unë jam gati t’ju coj drejt fitoreve të reja". Në këtë mënyrë së bashku me urimin për 21 vjetorin e themelimit të PS, ish-kreu i kësaj partie, Fatos Nano ka përcjellë akuza të rënda për liderin aktual të kësaj partie.

“Ne së bashku ngritëm standarte të reja, ndërtuam modele të reja, ndërtuam vlera e histori të cilat ende dhe sot mbeten të paarritshme dhe të pakonkurueshme nga kundërshtarët tanë politikë. Unë ju bëj thirrje të dashur socialistë që ne të vazhdojmë të ecim bashkë, të fitojmë bashkë e ta qeverisim dhe transformojmë Shqipërinë bashkë. Unë jam tashmë para jush i gatshëm për tju udhëhequr drejt fitoreve të reja.

I vetmi që na ndan ne sot është vetëm ai njeri që e quan veten Kryetar të Partisë Socialiste, edhe pse ai që ditën që ka vënë këmbë në krye të partisë sonë, ka shkaktuar veç humbje, humbje, dhe humbje. Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve të dashur socialistë humbjen e rradhës.

Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pamend dhe prej arlekini, i dhuruan Sali Berishës fitoren e rradhës, duke i lënë fushë të lirë Berishes qe ta zgjedhi vetë Presidentin që donte.-thekson Nano. 

Nano deklaron se është përpjekur të bindë prej kohësh Ramën që së bashku të ribahskonin të majtën. “Ky paloKryetar-deklaron Nano- ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga Qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse Kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të. Pas darkës së Gjirit të Lalzit, nëse ka patur një njeri që Qeveria e ka përdorur dhe tallur keqazi, ky është Edi Rama. Edi Rama ne darkën e Gjirit të Lalzit, por edhe në tryezat me Sali Berishën ka këmbëngulur vetëm tek një Pazar i ndyrë: Kushdo le të zgjidhet President, vetëm Fatos Nano të mos zgjidhet. Qeveria e përdori Edi Ramën kundër Fatos Nanos, dhe Edi Rama ia plotësoi dëshirën Qeverisë. Sot President është zgjedhur Ministri i Brendshëm i Berishës, ndërsa Fatos Nano dhe socialistët kanë humbur, për shkak të Edi Ramës. Qeveria u tall në Gjirin e Lalzit me Edi Ramën sepse me një pjesë të Qeverisë i ofruan ngjala për darkë dhe i krijuan iluzionin idiotesk se mund të rrëzohej Qeveria e të plotësohej ëndrra perverse e Edi Ramës për tu bërë Kryeministër. E tallën dhe e lanë me gisht në gojë këtë humbarak pervers dhe liganak.”- thekson Nano në deklaratën e tij.

Nano deklaron më tej se Rama nuk përfaqëson më socialistët apo interesat e tyre dhe se ai nuk mund të lejojë më që socialistët të vazhdojnë të rropaten, rraskapiten, keqpërdoren, sakrifikohen, torturohen nga duart e papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës i cili sipas Nanos di veç të humbasë.

Pas vetëofrimit të tij për President, Nano u vetëofrohet të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që sic shprehet ai së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona e të mos lejojmë më që humbjet e parreshtura të socialistëve të kthehen në humbje për Shqipërinë, nëpërkëmbja e socialistëve të kthehet në nëpërkëmbje për Shqipërinë, kriza e Edi Ramës të qëndrojë si kërcënim e ndëshkim krizash për Shqipërinë.

Nano thekson se Edi Rama e ka drejtuar Partinë Socialiste me sukses të plotë nga humbja në humbje, ndërsa u bën thirrje socialistëve që të mos e lejoni paaftësinë dhe pamundësinë e Edi Ramës për të fituar, që të kthehet në sëmundje e gjendje të përhershme për Partinë Socialiste.

Në fund të deklaratës së tij Nano kërkon mbështetjen e deputetëve socialistë.
“Të nderuar deputetë të Partisë Socialiste tejkalojeni, refuzojeni sistemin e vullneteve të ndrydhuna që ka instaluar Edi Rama në Partinë tonë të përbashkët që kur kemi qenë bashkë ka qenë liberale, demokratike dhe fituese. Bëhuni dalëzotsa dhe së bashku me Fatos Nanon fitoni për Partinë Socialiste dhe Shqipërinë. Ngrihuni përtej limbos së Kryetarit aktual Edi Rama, dhe bëjeni Partinë Socialiste dhe Shqipërinë fituese me Fatos Nanon. Sistemi humbës që ka instaluar
Edi Rama duhet shembur dhe ndryshuar.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!

Konfrontim fizik mes personave te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim!