Nano: Rrëzoj Ramën ose
listë paralele deputetësh

Nano: Rrëzoj Ramën ose <br />listë paralele deputetësh
Ish-kryetari i PS, Fatos Nano në intervistën në “Opinion” me Blendi Fevziun është shprehur se nëse nuk do të pranohet në PS, apo nëse nuk rrëzon kryetarin e PS nga drejtimi, atëherë do të dalë me listën e veçantë të tijën për kandidatët për deputetë.

Rama ka deklaruar se nuk ju pranon në PS, ju do ta pranoni ?
Eshtë koha e legalizimeve, do bëj letrat shpresoj të jetë dhe zoti Rama në dokumentat e legalizimit të PS.

Ju quani lëndim të PS që s’ju pranoi Rama si presindent...?
Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës të kryetarit të sotëm të PS për të përballuar sfidat me dinjitetin e kryetarit të opozitës, është vetëm shfaqja e fundit e lëngatës së PS. Ajo për shkak të Edi Ramës, ka kohë që lëngon e sëmundja është organike, sepse masa dërmuese e socaliste nuk ndjehet e përfaqësuar.

Këtë e thoni ju... e majta është e bashkuar thotë Rama...?
Dhe mua më dhemb lëngata e PS dhe lëngata në opozitës. Edi Rama nuk arriti në 7 vjet të kuptojë e jetojë me PS.  S’ka arritur të interpretojë vlerat e aftësitë e socialistëve në pluralizëm, ato vlera që ato manifestuan.

Pse Rama që ishte në seli nuk e ndjen, e ti nga Vjena e ke ndjerë..?
Eshtë një fakt i dhimbshëm që kryetari aktual i PS nuk arriti të hyjë në zemrat e tyre.

Po në 2009 morën shumë vota...?
Por të pamjatueshëm për të fituar.  Në 2005 PS kishte vota pak për të fituar, me kontributin e Edi Ramës me lëvizjen MJAFT, apo kontributin e 99-tshave. Por unë e konfirmoj jo për shkak se dështova në garën e fundit presidenciale, por e argumentoj me faktin se Rama ka akumuluar humbje pas humbje.

Ju votuat kundër më 2009, keni bërë thirrje të mos votohej PS?
Shpreh bindjen time që Edi Rama s’mund të njësohet me PS, sepse vota e një njeriu që prioritet të vetëm ka jo drejtimin e PS dhe të majtës së bashkuar por karrierën e tij personale s’mund të njësohet me votën për PS.

Karriera e tij është e lidhur me ardhjen e PS në pushtet...?
Vota për Edi Ramën në vlerësimin tim historik e politik, është e ndryshme. Unë mund të mos kem votuar për Ramën, por asnjëherë vota ime s’ka qënë kundër PS. Tashmë ka ardhur koha, janë mbledhur provat për të vepruar politikisht, për izolimin e sëmundjes “Rama” në gjirin e PS.

Më 2009 thatë do të qëndroni përballë, tre vjet u zhduket ...?
Më lejoni të pohoj që mbi bazën e eksperiencës sime të njohur, jeta ime politike ka periudhat e aktivizmit triumfues, ka periudha të dorëheqjeve në shërbim të vendit. Unë kam qënë publik, kam udhëhequr PS drejt fitores, por kam ditur dhe të hesht për të zbutur klimën politike, tipar shumë pozitiv. Por dhe kam ditur që jashtë kamerave të ruaj lidhjet me masën e gjerë të socialistëve. Kam qënë e mbetem përballë jo Edi Ramës si individ, nuk e kam kundërshtar atë, më dhimbset sëmundja kronike që ka bërë ai në PS, kam qënë përballë tyre.

Si i ke lidhjet me socialistët...?
Kam një lidhje njerëzore, politike dhe besimi. Sepse unë i kam drejtuar ata në fitore, kam vlerësuar solidaritetin në kohën më të vështirë kur jam privuar nga liria prej Berishës së parë.

Rama tha se kontribuat për PS deri më 2005 e për Berishën shtatë vite. Keni ikur thotë
Të mos rrish në një çati me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin nuk është një turp. Një oportunitet i madh që të bashkohesh me të gjithë pjesmarrësit në jetën e gjallërinë e PS. Zoti Rama duhet urgjentisht të heshtë, të reflektojë, të dëgjojë të gjithë zërat e ndryshëm e të kuptojë që s’përjashtohen të gjithë ata që do të sillnin gjithë atë kuorumin fitues që ka ai në kokë.

Do synoni lidershipin e PS...?
Edhe pasi jam larguar kam siguruar kontaktet e nevojshme për të përcjellë mesazhet, iniciativat politike që do të përcaktonin axhendën fituse të PS dhe qetësimin e klimës në Shqipëri.

Do riktheheni...?
Nuk jam aktiv në politikën e vitit elektoral për të sjellë një çarje të re të socialiste, përkundrazi.

Aktiv çfarë...?
S’mund të mos jem aktiv në dobi të shërimit të PS, të izolimit të sëmundjes së instaluar të Ramës por dhe bashkimit të së majtës.

Në çfarë forme...?
Kanë nisur tashmë kontaktet e shumta me masën e gjërë të përfaqësuesve të PS në të gjitha nivelet, me drejtuesit e saj në të gjithë territorin, në drejtim të partive aleate të majta.

S’ka asnjë kryetar rrethi të lënë nga ju...
Më lejoni tju çudis në emisionin tjetër, se socialistët që drejtojnë strukturat aktuale, nuk janë tjetësuar kaq shumë.

Do krijoni parti apo do ecni në PS...?
PS është partia ime e zemrës. Mund t'i pyesni. Masa e socialistëve ka nevojën për një shpirt vetëmohimi, silidariteti e përkushtimi të udhëheqjes ndaj tyre që sot mungon. Unë do ta risjell këtë frymë, këtë marrëdhëneve dhe këtë impuls që do rezultojë fitues.

Si...?
Me të gjitha mënyrat që në aktivitetin e një partie janë mjete pune. PS ka nevojë një reformë të thelllë.

Nuk e keni ju në dorë...?
Organizatat politike kanë hapësira pafund për të provokuar hapësira referendare apo statutore.

Rama ka fituar me 98 përqind në konkurim...?
Ti lëmë gjërat serioze për njëherë tjetër. Janë shifrat më flagrante të manipulimit të votave brenda PS. Ky është një fakt që e njohin jo vetëm komisionet e numërimit, por dhe masa e gjërë sepse parimi është dhunuar.

Do ktheheni në selinë e PS...?
Do të synoj që duke shëruar sëmundjet e PS, të bashkëveproj dhe bashkëdrejtoj PS me të gjithë ata që kanë mbështetjen e PS në të gjithë Shqipërinë. Ata mund të reagojnë si Rama në deklarimet e fundit, mund të mbrojnë me metoda jodemoratike zyrat e tyre. Sfida do jetë shëruese dhe ringjallëse. Do të konkuroj në të gjitha nivelet dhe në varësi të reagimit të tyre do të shohim përfaqësimin e socialistëve në një listë tjetër.

Listë tuajën...?
Nuk përjashtohet në parim. Objektivi primar është që e majta të bashkohet, që të bashkërenditet me ose pa Ramën, unë do të preferoja dhe me Ramën, sepse nuk e njoh teorinë e përjashtimit.

Marre nga Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson