Nano: Rritja e rrogave populizëm
por jemi në buzë të greminës
Duke i uruar SHBA-së 236 vjetorin e Pavarësisë si shembulli i vlerave të demokracisë dhe lirisë, Lëvizja Nano për Socialistët tha në një deklaratë për shtyp se Shqipëria duhet t’i largohet regjimit postkomunist të Sali Berishës dhe për këtë nevojitet bashkimi i opozitës.
TIRANE - Duke i uruar SHBA-së 236 vjetorin e Pavarësisë si shembulli i vlerave të demokracisë dhe lirisë, Lëvizja Nano për Socialistët tha në një deklaratë për shtyp se Shqipëria duhet t’i largohet regjimit postkomunist të Sali Berishës dhe për këtë nevojitet bashkimi i opozitës.
“Bashkimi i Opozitës është domosdoshmëri politike dhe historike në mënyrë që ne të gjithë faktorët dhe aktorët opozitarë së bashku ta rikthejmë Shqipërinë në axhendën e zhvillimit dhe integrimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në realitetet, standardet dhe vlerat euroatlantike”, deklaroi Nano.
Përmes Lëvizjes së tij, Nano tha se Kryeministri Berisha është i paaftë për të kryer detyrat e përcaktuara nga SHBA dhe Partnerët e tjerë Europianë dhe shembulli më i fundit për këtë, sipas tij, është zgjedhja e Presidentit.
“Me populizmin e pseudorritjes së pagave e pensioneve, përballë alarmit të mbingarkesës së borxhit sovran e të mosrritjes së qëndrueshme ekonomike, regjimi i Berishës na ka sjellë në buzë të greminës. Sali Berisha nuk konkuron dot me askënd, as me ritmin e integrimit të vendeve të rajonit” , - thuhet në deklaratën e Lëvizjes Nano për Socialistët.
Sipas zotit Nano, Berisha e ka të pamundur të konkurojë me Opozitën e Bashkuar, pasi kryeministri po rikthehet në modelin më të keq të liderit postkomunist në Shqipëri.
“Sali Berisha po konfirmohet çdo ditë që shkon se ai nuk është as më shumë e as më pak por një arrestues i zellshëm autokratik dhe i kaluar kohe, i energjive dhe mundësive kombëtare për zhvillim të shëndetshëm dhe integrim evropian”, -vijon Nano.
Sipas Lëvizjes Nano, opozita e bashkuar i ka të gjitha mundësitë që t'i fitojë zgjedhjet e vitit 2013, për ta festuar 4 korrikun e vitit të ardhshëm në një Shqiperi të rikthyer në rrugën e mbarë.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
42.3%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 26
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Bypass i Murrizit i mbyllur, hapet Qafë Thana! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57