Një situatë e paprecedentë është ajo që po kalon Napoli pas ndeshjes së Champions League kundër Salzburg. Lojtarët me në krye trajnerin kanë refuzuar që ditën e sotme të dalin në stërvitjen e thirrur nga presidenti Aurelio de Laurentiis.
Si rrjedhojë ditën e sotme klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se do të meren masa ndaj futbollistëve që refuzuan vendimin, ndërsa po ashtu bën me dije se përgjegjësinë kryesore do ta mbajë trajneri.
Sipas mediave në Itali Carlo Anchelotti i ka orët e numëruara te Napoli.
Komento