Carlo Anchelotti dhe Napoli në fund të sezonit do t’i japin dorën njëri-tjetrit. Ky është lajmi që qarkulloi sot në të gjithë mediat italiane të cilët menjëherë aluduan edhe për zëvendësuesin e ish-teknikut të Milanit dhe Real Madrid.
Sipas disa burimeve dëshira e presidentit De Laurenttiis është Masimiliano Allegri, i cili vlerësohet shumë për cilësitë e tij dhe jo vetëm. Kjo do të ishte edhe një hakmarrje ndaj Juvenntusit që këtë sezon zgjodhi Maurizio Sarri-n, një trajner të lidhur ngushtë me Napolin.
Komento