Napoli fiton kupën e Italisë,
Juventus mundet 2-0 në finale

Napoli fiton kupën e Italisë,<br />Juventus mundet 2-0 në finale

Në ndeshjen e fundit të Alessandro Del Pieros me fanelën e bardhezinjve, Juventus nuk ka mundur ti bëjë një dhuratë të bukur kapitenit në finalen e kupës së Italisë. "Zonja e Vjetër" u mund 2-0 në finalen e madhe nga Napoli, duke bërë që të humbë dhe shansin për një trofe prestigjioz.


Napoli mori avantazhin në pjesën e dytë me një penallti të kobnvertuar nga Edinson Cavani. Më parë Lavezzi e kishte fituar 11 metërshin për pengim në zonë nga Storari që gjithashtu mori dhe karton të verdhë.


Goli i dytë erdhi në kulmin e sulmeve të Juventusit, kur boshllëqet në mbrojtje, favorizuan Marek Hamsik që të firmoste për 2-0, dhe të përfundonte llogaritë e finales së kupës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar

I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së Wisner: Vetingu ishte i domosdoshëm, koha për hapa më të ndërlikuar