ITALI - Futbolli elitar italian, Serie A, është në raundin e dytë. Të shtunën mbrëma u zhvilluan katër duele. Bologna fitoi 1-0 kundër Comos, Parma dhe Atalanta u ndanë 1-1, ndërsa Napoli fitoi 1-0 në limite kundër Cagliarit. Tri pikë edhe për Romën, që fitoi 0-1 në Pisa.

Në "Diego Maradona", vendasit e Napolit nuk e patën të lehtë të fitonin kundër Cagliarit. Goli i Anguissas në minutën e 90+5 i dha tri pikë kampionëve në fuqi të Italisë. Miqtë gjatë gjithë ndeshjes u mbrojtën mirë dhe për një moment menduan se do dilnin me pikë nga transferta delikate. Megjithatë, në limite ishte një pasim i Buongiorno që 'zgjoi' Napolin në fund, me Anguissa që realizoi nga një 'penallti në lëvizje'. Festë legjitime nga Antonio Conte dhe stoli i kaltër.

Në 'Arena Garibaldi', vendasit e Pisas nuk mundën të merrnin një pikë përballë tifozëve të tyre, teksa u mposhtën 0-1 nga Roma. Ndeshja ishte me raste, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 55-të që të besuarit e Gasperinit të gjenin golin. Pasimi i Ferguson u godit bukur nga Soule, me sferën që fundin e udhës e pati në rrjetë. Në dy javët e para, Roma ka dy fitore për gjashtë pikë dhe këtë sezon duket një ekip sulmues.

Në stadiumin 'Ennio Tardini' vendasit e Parmës barazuan 1-1 kundër Atalantës. Për miqtë titullar luajti Berat Gjimshiti, që ishte ndër lojtarët më të mirë për të tijtë. Megjithëse përballja ishte me raste, dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare. Mario Pasalic përfitoi nga pasimi i Krstovic dhe kaloi Atalantën në epërsi. Kur u mendua se bergamaskët do dilnin me tri pikë, u desh goli i Patrick Cutrones që të riktheheshin ekuilibrat. Vetëm pesë minuta kishte Cutrone në fushë, duke rezultuar një zëvendësim i goditur.

Pas këtyre sfidave, Napoli, Cremonese dhe Roma kanë nga gjashtë pikë. Raundi i dytë i Serie A mbyllet pas katër dueleve të sotme.

Serie A, raundi i dytë - 30 gusht 2025:

Bologna 1-0 Como

Parma 1-1 Atalanta

Napoli 1-0 Cagliari

Pisa 0-1 Roma

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
VIDEO/ Gjimshiti më i miri në fushë, Atalanta 'ngec' 1-1 në Parma

Në stadiumin 'Ennio Tardini' vendasit e Parmës barazuan 1-1 kundër Atalantës. Për miqtë titullar luajti Berat Gjimshiti, që ishte ndër lojtarët më të mirë për të tijtë. Megjithëse përballja ishte me raste, dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare. Mario Pasalic përfitoi nga pasimi i Krstovic dhe kaloi Atalantën në epërsi. Kur u mendua se bergamaskët do dilnin me tri pikë, u desh goli i Patrick Cutrones që të riktheheshin ekuilibrat. Vetëm pesë minuta kishte Cutrone në fushë, duke rezultuar një zëvendësim i goditur.

Ora 12:13
VIDEO/ Roma me tjetër fytyrë këtë sezon, fiton 0-1 në Pisa

Në 'Arena Garibaldi', vendasit e Pisas nuk mundën të merrnin një pikë përballë tifozëve të tyre, teksa u mposhtën 0-1 nga Roma. Ndeshja ishte me raste, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 55-të që të besuarit e Gasperinit të gjenin golin. Pasimi i Ferguson u godit bukur nga Soule, me sferën që fundin e udhës e pati në rrjetë. Në dy javët e para, Roma ka dy fitore për gjashtë pikë dhe këtë sezon duket një ekip sulmues.

Ora 12:12
VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Napoli mposht 1-0 Cagliarin


Në "Diego Maradona", vendasit e Napolit nuk e patën të lehtë të fitonin kundër Cagliarit. Goli i Anguissas në minutën e 90+5 i dha tri pikë kampionëve në fuqi të Italisë. Miqtë gjatë gjithë ndeshjes u mbrojtën mirë dhe për një moment menduan se do dilnin me pikë nga transferta delikate. Megjithatë, në limite ishte një pasim i Buongiorno që 'zgjoi' Napolin në fund, me Anguissa që realizoi nga një 'penallti në lëvizje'. Festë legjitime nga Antonio Conte dhe stoli i kaltër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?