Napoli i fiksuar me sulmuesit shqiptarë, pas Brojës interesohet edhe për 21-vjeçarin që ka luajtur te Tirana

Napoli i fiksuar me sulmuesit shqiptarë, pas Brojës interesohet edhe për 21-vjeçarin që ka luajtur te Tirana

Sulmuesi shqiptar i Legias Ernest Muçi

Armando Broja nuk është lojtari i vetëm që ndiqet me interes nga Napoli. ‘CalcioNapoli.it’ shkruan se drejtori sportiv i klubit Cristiano Guintoli po ndjek prej kohësh sulmuesin e kombëtares U-21 Ernest Muçi, i cili aktualisht luan në Poloni te Legia e Varshavës.

Klubi i kaltër dëshiron me çdo kusht një zëvendësues ideal të Viktor Ozimhen, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro nga ku ofertat për nigerianin nuk kanë munguar.

Aktualisht Muçi në këtë sezon me fanellën e Legias së Varshavës në Superligën polake është aktivizuar në total në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 4 gola dhe nuk ka dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.

Muçi ka vetëm pak ditë që ka mbushur 21 vjeç dhe shpesh ai luan edhe si sulmues i fshehur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI