Napoli jashtë Champions? Cavani mund të kalojë te Juventus

Napoli jashtë Champions? Cavani mund të kalojë te Juventus
Drejtuesit e skuadrës italiane të Serie A, Juventus janë duke pritur deri në fund të kampionatit që të hidhen në sulm për blerjen e sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani.

Mediat pranë skuadrës torineze shkruajnë se nëse Napoli nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, menaxheri gjeneral i Juves, Beppe Marotta do të trokasë në derën e klubit nga San Paolo, për të hapur bisedimet rreth një marrëveshjeje të mundshme për Cavanin.

Ndërkohë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë mjaft seriozë në lidhje me nënshkrimin e mbrojtësit të AC Milanit, Alessandro Nestas gjatë merkatos së verës.

Mbrojtësit veteran do ti mbarojë kontrata në qershor të këtij viti dhe raportohet se ka folur me ish-shokun e ekipit, Andrea Pirlon rreth jetës në Torino. Nga kjo, ai mund të bindet për të kaluar te bardhezinjtë, në një aventurë të re në karrierë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut