Pas ndeshjes së parë të javës Roma-Kaljari, Napoli do të ketë një ndeshje relativisht të lehtë sonte në mbrëmje përballë ekipit të Katanias.

 Napoletanët pritet që të mos hasin shumë vështirësi dhe janë duke parë në perspektivë ndeshjet e kundërshtarëve.

Një fitore sonte do ta ngjiste në renditje ekipin e Maxarrit duke pritur me qetësi ndeshjet e kundërshtarëve nesër.

Sot pritet që të jetë në fushë edhe blerja më e fundit e ekipit të Katanias, Edgar Çani.

Sulmuesi mund të aktivizohet ndoshta si zëvendësues, pasi në formacionin e parë pothuajse është e pamundur duke parë formën e tij aktuale.