Napoli komandon i vetëm Serinë A, Roma rikthehet tek fitorja, Barcelona zhytet në krizë

Napoli me të vërtetë mund të ëndërrojë. Skuadra e Luciano Spalletti-t është e vetmja me pikë të plota në Serinë A pas 5 javësh kampionat dhe kryeson me 15 pikë. Napoli siguroi edhe fitoren e pestë radhazi duke mposhtur në Marassi 4-0 Sampdorian. Ndeshja nuk kishte histori dhe napoletanët e dominuan duke shënuar dy herë me sulmuesin Victor Osimhen dhe nga një gol e shënuan Fabian Ruiz e Zielinski.

Tek fitorja menjëherë u rikthye edhe Roma. Verdhekuqtë e mundën 1-0 Udinesen në “Olimpico” me golin e shënuar nga Tammy Abraham dhe ngjiten në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt.

Ndërsa Lazio jo vetëm që harron të fitojë por për herë të dytë radhazi shmang humbjen në limite. Torino-Lazio u mbyll në barazim 1-1 me vendasit që kaluan të parët në avantazh me golin e Marko Pjacës. Bardhekaltërit barazuan me Ciro Immobile në minutën e 91-të falë një penalltie të fituar nga Vedat Muriqi. Të dielën është në program derbi i kryeqytetit Lazio-Roma.

Në La Liga ndërkaq Barcelona vijon të jetë në krizë dhe po kalon një makth. Pas barazimit ndaj Granadas pak ditë më parë vjen një tjetër barazim këtë herë pa gola ndaj Cadiz. Në vetëm 6 javë të luajtura katalanasit ndodhen 7 pikë larg Realit kryesues. Megjithatë ajo që shqetëson më shumë është situata e tensionuar që po kalon skuadra dhe trajneri Koeman tashmë nuk ka më mbështetjen e askujt dhe orët e numëruara.

Përgatiti Andi Kapxhiu

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'