NAPOLI, 15 gusht /ATSH-ANSA/ - Ka mbërritur rreth mesditës, në portin e Napolit, një anije e marinës ushtarake që kishte në bord 1004 imigrantë ilegalë. Në qytetin bregdetar është ngritur një njësi krizë dhe është përfshirë gjithë infrastruktura e nevojshme për të tilla raste. Refugjatët nga vende të ndryshme do të identifikohen dhe do të strehohen në qendra të ndryshme. Fillimisht, anija zbarkoi në portin e Salernos që, që nga 19 korriku e deri tani, ka pasur dhe dy zbarkime të tjera. Operacioni i sistemimit të imigrantëve, që mbërritën me anijen e marinës ushtarake, vazhdon ende. Mes emigrantëve gjenden fëmijë dhe të moshuar. Refugjatët, shumë prej tyre nga Lindja e Mesme dhe nga Nigeria, do të transferohen në qendra të tjera strehimi./ /l.q/ a.jor.