Napoli merr një fitore madhështore në “San Paolo” ndaj Milanit me rezultatin 3-2

Napoli merr një fitore madhështore në “San Paolo” ndaj Milanit me rezultatin 3-2

Foto nga ndeshja

Një tjetër përmbysje, këtë herë edhe më e vështirë.
Napolit ka marr një fitore shumë të rëndësishme 3:2 ndaj Milanit në kuadër të javës së dytë në “Serie A”, të zhvilluar në “San Paolo”, duke dhuruar emocione dhe spektakël.

Super ndeshje ishte kjo në të cilën “rossonerët” avancuan me dy gola falë finalizimeve të Xhakomo Bonaventuras (15’) dhe Davide Kalabrias (49’), mirëpo edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që Milani të merr fitoren në këtë transfertë.

Mirëpo dy golat e Zielinskit (53’, 67’), bënë që Napoli të barazojë rezultatin.

Veçse në 10 minutat e para fundit të takimit, një gol i shënuar nga ana e rezervistit Dris Mertens i siguroi fitoren skuadrës “napolitane”, që në këtë mënyrë arrin edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në sezonin e ri në “Serie A”.

Ndeshjen e radhës Napoli do ta zhvillojë me 2 shtator kundër Sampdorias në transfertë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen