Napoli mund Lacion dhe merr
kryesimin, Juventus fiton sërish

Napoli mund Lacion dhe merr<br />kryesimin, Juventus fiton sërish
Mbrëmjen e së mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e javës së 5-të të Seria A.

Bie në sy fitorja e Napolit me përmbyjse ndaj Lazio.

Lacialët e mbyllwn pjesën e parë në epersi me golin e De Vrij në minutën e 29’.

Me rikthimin në fushë në 45 minutat e dyta Napoli merr frerët e lojës duke kthyer rezultatin në 1-3, në 5 minuta lojë, me golat e Kulibaly, Callejon dhe belgut Mertens, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Jorgiho, duke shwnuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe gjithçka përfundon 1-4.

Napoli merr kryesimin e Seria A nw javwn e 5-tw.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj është lënë pushim ndeshjen e sotme duke u zëvendësuar nga italiani Magio.

Juventus gjithashtu ka marë tre pikë me vlerë në ndeshjen kundër Fiorentinës.

Bardhezinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0, me një gol të kroatit Madzukic në minutën e 52’ ndërkohw ekipi vjollcë e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi kroati Badelj u ndëshkua me të kuq në minutën e 66’ pas një ndërhyrje ndaj mesfushorit Matuidi.

Juventus shënon 5 fitore në po kaq ndeshje duke kryesuar së bashku me Napolin por me golavarazh më të dobët se ekipi napolitan.

Fitore arriti edhe Milani duke mundur SPAL në milano me dy gola të shënuar nga Rodriguez dhe Kessie nga penalltia, Milan ndodhet në vendin e 4 me 12 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Atalanta e Etrit Berishës fitoi 5-1 ndaj Krotones, fitore shënuan edhe Roma, Sasuolo dhe Torino.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool