Napoli në qiellin e shtatë pas fitores
Klop fajëson veten:U solla si majmun

Fitorja e Napolit kundër ekipit finalist të Champions League ka gëzuar një qytet të tërë dhe padyshim trajnerin Benitez, i cili pas super sfidës shprehet se nuk ka dilema për ngritjen e ekipit, por për faktin se cila mes tifozerisë së Liverpulit dhe Napolit është më e zjarrta.

“Ekipi është pasuruar me futbollistë cilësorë të denjë për nivelin ndërkombëtar, ngritja do të vazhdojë akoma në muajt në vazhdim. Borusia është një skuadër e madhe, e demonstruan këtë edhe dje. Me fitore të tilla rritet edhe besimi. Kemi fituar, por ka ende shumë punë përpara.

Tifozët ishin të mrekullueshëm, vetëm se nuk mund të them nëse nxehtësia e tyre është më e lartë apo më e ulët në krahasim me ata të Liverpulit” deklaron ai.

Ndërsa Klopp inatin për humbjen nuk e ka me ekipin, por me veten. “Unë u tregova budalla dhe e pranoj këtë. U solla si majmun në atë moment. Shkova shumë larg, nuk duhet të kishte ndodhur një gjë e tillë. Por jam i bindur se mund ta mposhtim Napolin” përfundon ai.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)