Napoli në krizë, disfata me Comon i kushton kreun e Seria A! Inter merr komandën para duelit të titullit (VIDEO)

Napoli në krizë, disfata me Comon i kushton kreun e Seria A! Inter merr komandën para duelit të titullit (VIDEO)

Napoli në ndeshjen me Comon

Napoli nuk është më kryesuesi i Seria A! Skuadra e Conte-s ka lëshuar kreun, pasi në mesditën e së dielës është mposhtur 2-1 nga Como. Skuadra e Cesc Fabregas zhbllokoi që në minutën e 7 me autogolin e Rrahmanit, por pa kaluar shumë Raspadori riktheu baraspeshën dhe qetësinë te Napoli. Mirëpo skudra e Contes do të shtangej në minutën e 77 kur Diao kaloi në epërsi Como-n dhe njëohësisht i dha 3 pikët skuadrës së tij. Ndryshe nga çfarë pritej, në duelin e titullit të shtunën e ardhshme, Napoli do të shkojë me 1 pikë më pak se Interi. Si të mos mjaftojë kjo, të kaltërit janë në krizë të plotë, pasi në 4 ndeshjet e fundit në Seria A kanë 1 humbje dhe 3 barazime.

Zikaltërit morën kryesimin e Seria A, pasi të shtunën mposhtën me shumë vështirësi 1-0 Genoan. Megjithatë goli i Lautaro Martinez në pjesën e dytë, edhe pse një ndeshje me pak raste, i dha zikaltërve kryesimin. Inter pas 26 javësh kampionat është në kuotën e 57 pikëve, 1 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Befasi ishte disfata e Milanit, që pas eliminimit në Champions, mori një tjetër shok në Seria A. “Djalli” u mposht 2-1 nga Torino, duke e bërë shumë të vështirë arritjen e vendit të 4 këtë sezon në kampionatin italian.

Në La Liga Barcelona ia doli me vështirësi 0-2 kundër Las Palmas, një kundërshtar që në fazën e parë i kishte mposhtur katalanasit. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Barcelona zhbllokoi me Dani Olmon, ndërsa Ferran Torres vulosi fitoren. Ky sukses i siguron të paktën edhe 1 javë vendin e parë në La Liga skuadrës së Hansi Flick.

Te fitoret u rikthye edhe Atletico Madrid, që mposhti Valencian. Pas ‘dopietës’ së Julian Alavarez rrugën e rrjetës e gjeti edhe argjentinasi Angel Correa. Kjo disfatë e rrëzikon seriozisht Valencian për të zbritur nga La Liga.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet

Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet