Napoli ka vijuar rezultatet pozitive edhe pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të kombëtareve. Skuadra e drejtuar nga Spaletti ka fituar 3-1 ndeshjen e javës së tetë të Seria A kundër Torinos.
Në stadiumin ‘Diego Maradona’ napolitanët realizuan dy herë shumë shpejt me Anguisën, ndërsa Kvaratshkelia shënoi të tretin. Po brenda pjesës së parë Sanabria realizoi për Torinon, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit. Me këtë fitore Napoli është të paktën përkohësisht vendin e parë me 20 pikë, 3 më shumë se Atalanta që ende se ka luajtura takimin e kësaj jave.
Ndërkohë në ‘Premier League’, Arsenal ka fituar derbin e Londrës kundër Tottenham. Topçijntë ia dolën me shifrat 3-1 falë golave të Partey, Jesus dhe Granit Xhaka. Për skuadrën e Contes që nga minuta e 62 luajti me një lojtar më pak shënoi golin e vetëm Harry Kane.