Napoli synon sulmuesin e
Barcelonës, por s'është i vetmi

Napoli synon sulmuesin e<br />Barcelonës, por s'është i vetmi
Skuadra italiane e Napolit synon të blejë kartonin e Denis Suarez nga Katalanasit.

Sipas “Il Mundo Deportivo”, skuadra italiane e ka bërë gati ofertën prej 35 milionë eurove për yllin e katalanave, por ende nuk dihet nëse Barcelona do të jetë e gatshme të shes sulmuesin.

Klauzola e lirimit të Suarez është 40 milionë euro dhe sipas medieve spanjolle, me shumë mundësi Napoli nuk do të jetë i gatshëm të paguaj një shumë edhe për shkaka se lojtari edne nuk është shprehur nëse dëshiron të kryej një lëvizje drejt “Seria A” apo jo.

 Edhe pse kontrata e ofruar nga Italianët është më e mirë se ajo që sulmuesi ka aktualisht te Barcelona një lëvizje e tij drejt Italisë nuk duke shumë e mundshme, aq më tepër në një moment ku në ndjekje të tij është edhe skuadra e Tottenham dhe Valencias.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror