Përpara nisjes për në tokën shqiptare k Papa Françesku ka përshëndetur me anë të një telegrami presidentin italian Giorgio Napolitano dhe të gjithë italianët, duke i uruar paqe dhe qetësi. “Në çastin kur përgatitem për nisjen drejt udhëtimit tim apostolik në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh juve dhe të gjithë italianëve përshëndetjen më të ngrohtë e cila është e shoqëruar nga shpresa për paqe dhe qetësi,”- shkruhet në telegramin drejtuar Presidentit italian Napolitano disa çaste përpara nisjes së Atit të Shenjtë për në Shqipëri.
 
Pas telegramit të marrë nga ana e Papës, gjatë mëngjesit të sotëm, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano, i është përgjigjur me një mesazh falenderimi dhe inkurajimi për vizitën e kreut të Vatikanit në vendin tonë. Sipas Napoliatanos kjo vizitë e Papës në Shqipëri ka të gjithë interesin e merituar nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe gjithashtu është një mbështetje e rëndësishme ndaj të gjithë atyre që luftojnë për paqe dhe dialog.

“Komuniteti ndërkombëtar po sheh me shumë interes udhëtimin tuaj në Shqipëri, një vizitë që do jetë dhe përkrahje e madhe për çdokend aty që dedikon jetën e tij, dhe me koston e sakrificave të dhimbshme, promovimit të dialogut dhe paqes në një rajon ende i prekur nga tensione të pa mbytura tërësisht.”- shruan në mesazhin e tij për Papa Françeskun, Presidenti Giorgio Napolitano.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)