ITALI - Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, presidenti Giorgio Napolitano, tha se sipas kushtetutës italiane brenda 20 ditëve pas zgjedhjeve të përgjithshme duhet të mblidhet parlamenti i ri.
Presidenti Napolitano ka refuzuar, që në Itali të ripërsëriten zgjedhjet parlamentare, pasi në qoftëse kjo do të ndodhë atëherë është një kërcënim për stabilitetin në Evropë.
Napolitano theksoj se formimi i qeverisë së re do të arrihet në interes të së mirës së përbashkët.
Homologu i tij gjerman Joachim Gauck, në një konferencë të përbashkët shtypi u shpreh se jemi në favor të formimit sa më të shpejtë të qeverisë në Romë.
Ndërkohë media italiane kanë shkruar se vizita e presidentit Napolitano në Gjermani është një përpjekje për të qetësuar tregjet finaciare të cilat patën një rënie të konsiderueshmë menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet e përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit nuk nxorën një fitues të qartë dhe pasiguria politike në Itali dha një sinjal negativ lidhur me përpjekjet e vendit për të miratuar reformat e rëndësishme, që nevojiten për të kaluar krizën ekonomike të vendit dhe për të parandaluar fillimin e një krize të re globale financiare.
Kreu i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani përsëriti të enjten refuzimin e tij për një aleancë me të djathtën e Berlusconit për të qeverisur duke njoftuar një program sipas të cilit, ai do t'u kërkojë të gjitha partive në parlament votëbesimin e tyre përfshirë dhe lëvizjen 5 Yje të Beppe Grillos.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com